Ja si i preva damarët! Modelja në “She’s On Top” ndan historinë e dhimbshme

28/06/2020 20:33

Sot në rubrikën “She’s On Top” në “E diell” u fol për bullzmin, temë që preku veçanërisht dy konkurrente, të cilat ndanë edhe eksperiencat e tyre personale.

Pas Xhoanës, ishte Megi Hasanaj modelja tjetër e reality show, e cila rrëfeu historinë e saj të dhimbshme.

Teksa tregoi shenjat e prerjes së damarëve në dorën e saj, ajo tha se kur ishte më e vogël ishte bullizuar dhe shkoi deri në gradën sa të vriste veten.

“Unë kam qenë një fëmijë shumë i urtë. Duke parë Xhoanën që u shpreh, kam qenë një nga ato vajza që e humba fuqinë. Nuk mund të çohesha dot më sa që shkova në gradën të vrisja dhe veten time. Kjo është dora ime e bukur, që këto shenja unë do i mbaj sepse sa herë që i shoh më japin më shumë forcë për të ecur përpara,” u shpreh konkurrentja.

Megi tregoi se falë kësaj sprove krijoi karakterin e saj të fortë dhe i inkurajoi fëmjët që e ndjekin që ta ngrënë zërin e të jenë të fortë.

“Fëmijë që na shihni sot ngrini zërin dhe tregoni që edhe ju jeni të fortë. Mos u strukni brenda vetes. Ju mund t’ja dilni, ashtu si unë, Xhoana e të tjerët. Nëse unë sot jam këtu jam sepse unë e krijova karakterin tim dhe i thash vetes që unë do ja dal.Unë dua të bëhem kjo që jam, një këngëtare, një modele, unë do ja arrij dhe ju mund t’ja arrini. Ju dua shumë edhe pse nuk ju shoh,” tha ajo.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel