Me shpejtësi tej normave, aksidentohen dy makina në “Bypass-in” e Fierit

28/06/2020 10:09

Një aksident ka ndodhur në “By-Passin” e Fierit ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Aksidenti në fjalë ka ndodhur në fshatin Gracalli. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy makina, ku njëra ka goditur tjetrën nga pas.

Si pasojë e përplasjes së fortë, njëra nga makinat ka dalë nga rruga. Ndërkohë trafiku është bllokuar për disa minuta. Shkaku i këtij aksidenti dyshohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia dhe një grup hetimor.

Top Channel