Një aksident është shënuar ditën e sotme në afërsi të kryqëzimi të Rrilës, në Lezhë.

Një automjet ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal anës rrugës.

Burime për Top Channel mësojnë se deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Top Channel