FOTO/ Afro-amerikani afrohet pranë të moshuarës dhe e godet me grusht

28/06/2020 17:30

Policia e Nju Jorkut është vendosur në kërkim të një burri afro-amerikan, i cili u filmua duke grushtuar një grua 78-vjeçare. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë në rrugë, shikohet i riu duke ecur në trotuar dhe sapo i afrohet pranë të moshuarës e godet me grusht në kokë.

Në momentin që e moshuara ka reaguar, afro-amerikani shtiret sikur nuk ishte faji i tij. Sipas policisë, gruaja pësoi disa fraktura në kokë, por nuk pranoi që të shtrohej në spital.

Ndërkohë nga ana tjetër  policia ka nisur një hetim për rastin dhe ka kërkuar ndihmën  e qytetarëve për të identifikuar autorin.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel