Kapen duke djegur furra gëlqerore, procedohen penalisht 4 persona në Krujë

28/06/2020 13:26

KRUJË – 4 persona janë proceduar penalisht për shkak se akuzohen për ndotje të ajrit.

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

B. C., 50 vjeç, B. V., 57 vjeç, A. H., 53 vjeç dhe M. S., 71 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në fshatrat Krastë dhe Halil, Krujë, duke djegur furra gëlqerore.

Njoftimi i policisë:
Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
B. C., 50 vjeç, B. V., 57 vjeç, A. H., 53 vjeç dhe M. S., 71 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në fshatrat Krastë dhe Halil, Krujë, duke djegur furra gëlqerore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel