Dy persona kanë humbur jetën në spitalin infektiv në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Shëndetësisë ku bëjnë me dije se një nga viktimat ishte një 70 vjeçar nga Shkodra ndërsa viktima tjetër një 54 vjeçar nga Tirana.

Ata kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe kanë ndërruar jetë në spitalin infektiv, pavarësisht kujdesit të mjekëve dhe terapisë intensive.

Ndërkohë në të gjithë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 72 infektime të reja me Covid-19.

Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar në 1384 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Top Channel