Atalanta e papërmbajtshme, shkon +9 nga Roma, fiton edhe Napoli

28/06/2020 22:29

Atalanta e pandalshme në Serinë A. Skuadra bergamaske triufmoi 2-3 në fushën e Udineses dhe “blindon” vendin e katërt në kampionat me +9 pikë nga Roma ndjekëse, e cila doli pa pika nga sfida e “San Siros”.

Skuadra e Gasperinit zhvilloi një tjetër takimin me intensitet të lartë, duke e bërë diferencën në pjesën e dytë. Zapata i dha epërsinë fillestare Atalantës që në minutën e 9-të, por sapo kaloi gjysmë orë lojë barazoi Lasagna.

Gjithsesi, bergamaskët shënuan dy gola në minutat 71’ dhe 79’ me të njëjtin autor, Muriel, që u hodhë në fushë në të 52-tën në vend të Malinovskit.

Bën detyrën Napoli, që iu imponua 3-1 SPAL-it me gola të Mertens, Callejon dhe Younes, ndërsa golin e vetëm të miqve, atë të barazimit të përkohshëm 1-1, e shënoi Petagna.

Sampdoria u mposht 1-2 nga Bologna, ndërsa Sassuolo-Verona u mbyll 3-3. Rrahmani dhe Kumbulla luajtën titullarë në radhët e Veronës. Mbrojtësi i “dardanëve” qëndroi në fushë deri në fund, ndërsa 20-vjeçari kuqezi (u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 15-të) u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë.

Top Channel