Në vend të duhanit bimë mjekësore/ Fermerët e zhgënjyer në Dumre nisin mbjellje të reja

28/06/2020 12:20

Zona e Dumrese njihet për kultivimin e duhanit, por zhgënjimi vit pas viti nga kompani monopol që luanin me çmimet, zhgënjyen fermerin i cili tashmë duhet se po teston kultura të reja.

Teksa përshkon zonën e Dumrese që nga Cerriku e deri në Belsh të ze syri ara të mbushura me lule blu. Fermerët thonë se këto janë bimë mjekësore të cilat ata po provojnë t’i kultivojnë për të mbajtur familjet e tyre.

Të zhgënjyer për shumë vite me radhë, fermerët e Dumresë shfaqen mosbesues edhe për këtë kulturë të re të cilën po e testojnë prej 2 vitesh.

Bima e re mjekësore ka ardhur mes fermerëve nga vetë kompanitë të cilat në vitin e parë të prodhimi i kanë lodhur fermerët me çmime të kënaqshme, por duket se këtë vit shpresat janë më të pakta për çmime të tilla.

Top Channel