Me 175 km/h në aksin Tiranë-Durrës/ Pezullohen 23 patenta gjatë mesnatës

28/06/2020 09:21

23 patenta janë pezulluar në mesnatë nga kontrollet e ushtruara me radar e dragera në autostradën Tiranë-Durrës. 

Nga këta 7 patenta janë pezulluar për drejtim makine nën efektin e alkoolit si dhe 5 drejtues u arrestuan në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe të pa pajisur me leje drejtimi.

Nga konstatimet, janë evidentuar drejtues makinash që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjerët, me shpejtësi që variojnë nga 146 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme sipas policisë për të shkaktuar tragjedi  në rrugë, në rast aksidenti rrugore.

Njoftimi i policisë:

Kontrolle të shtuara ne radar e dragera në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit gjatë fundjavës në kryeqytet me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Shpejtësia, alkooli, manovrat e rrezikshme ne rruge, mos rregullimi i shpejtesise, të gjitha këto në fokusin e punës së Policisë Rrugore përgjatë fundjavës.

Si çdo fundjave tjeter, kane vijuar kontrollet parandaluese me sherbime te shtuara, me perdorimin e radareve dhe aparateve alkooltestues, ne te gjitha rruget urbane dhe interurbane te kryeqytetit, te evidentuara me rrisk per ngjarje rrugore.

Nga konstatimet, evidentohen akoma drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë, duke rrezikuar veten dhe te tjeret, me shpejtesi qe variojne nga 146 km/h – 175 km/h, e mjaftueshme per te shkaktuar tragjedi 🚑 ne rruge, ne rast aksidenti rrugore.

Nga verifikimet ne terren, deri ne keto momente gjatë dy netëve jane pezulluar 23 leje drejtimi per shpejtesi mbi normat e lejuara, 7 te tjera per drejtim mjeti nen efektin e alkoolit si dhe 5 drejtues mjetesh te arrestuar ne kushtet e flagrances per drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe te pa pajisur me leje drejtimi.

Nderkohe po vijojne kontrollet, ne zona dhe rruge te ndryshme te kryeqytetit, me qellim parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe rritjen e sigurise ne rruge, me efektive te uniformuar dhe civile duke perdorur te gjitha pajisjet speciale te nevojshme ne funksion te dokumentimit 📸 dhe verifikimit👮🏻♀ te shkeljeve te rregullave te qarkullimit rrugore qe behen shkak per ngjarje rrugore.

📸 dhe ✍në adresë të komisariatit dixhital, në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri dhe shkelje që cënon sigurinë rrugore.

# BashkëBëjmëMëShumë🤝
# MisioniJoneSiguriaJuaj👮🏻‍♀️
# KujdesiNeDrejtimShpetonJete

Top Channel