“PërPuthen” drejt fundit/ Çfarë do të ndodhë në javën e fundit?

28/06/2020 15:57

Antoneta dhe Andueli, janë dy konkurrentët e fundit që u larguan nga “PërPuthen”.

Ndërsa drejtuesit e emisionit Edi Manushi dhe Nevina Shtylla lajmëruan fundin e rubrikës javën e ardhshme. Dy vajzat e tjera të emisionit, Edona dhe Margaret, u vendosën përballë një zgjedhje të vështirë. Ato duhet të zgjidhnin dy nga djemtë me të cilët kanë marrëdhënie më të mira dhe me to do të kalonin tre ditë pushime në Jug të Shqipërisë.

Margaret zgjodhi Brikeon dhe Dejvin, ndërsa Edona preferoi Davidin dhe Artenisin. Java e ardhshme do të jetë përcaktuese për ta, nëse do të krijojnë një çift me njërin nga djemtë, apo do të largohen të vetme nga emisioni. Presim dhe të shohim…

Top Channel