Rast mrekulli/ Gruaja e cila vuante nga kanceri dhe ishte e infektuar me COVID-19 sjell në jetë foshnjen…

28/06/2020 14:06

Një fëmijë në Britaninë e Madhe është quajtur një rast mrekulli, pasi nëna e tij gjatë shtatzënisë u përqafua me kronavirus.

Mirëpo, edhe pse foshnja rrezikoi që të mos lindte, ai sot është shëndoshë e mirë në krahë të nënës së tij. Kate Bunday, 36 vjeçe nga Doresti, e cila vuante prej pesë vitesh nga kanceri, u infektua dy javë para se të sillte në jetë djalin Ostara, me koronavirus, shkak për këtë u bë i shoqi, Daniel, infermier me profesion dhe besohet se virusin e ka marrë në ambientet e punës. Kate thotë se kishte frikë se virusi korona në turpin e saj mund të agravonte dhe ajo mund të përkeqësohej, duke qenë se dhe më herët ishte diagnostikuar me kancer. Po fatmirësisht simptomat nuk qenë aq të ashpra dhe fëmija fatmirësisht erdhi në jetë shëndoshë e mirë.

“Nuk e kisha idenë se çfarë mund të bënte virusi gjatë shtatzënisë. Por fatmirësisht simptomat e mia ishin relativisht të buta. Kisha tentuar shumë herë për të mbetur shtatzëne dhe kur fati na trokiti në derë na u shfaq virusi. E pranoj u tremba. Dy ditët që kalova në spital ishin më të tmerrshmet e jetës sime. Kisha pesë vite që trajtoja kancerin dhe nuk e di, thjesht kisha frikë për shëndetin e fëmijës. por falë zotit gjithçka shkoi mirë dhe tani e kemi hedhur pas krahëve atë që ndodhi dhe jemi duke shijuar momente të paharrueshme me vogëlushin tonë”, u shpreh Kate.

Top Channel