Një trup i pajetë është gjetur në breg të lumit Shkumbin nga policia. Sipas të dhënave nuk janë konstatuar shenja dhune.

Trupi i pa jetë i përket seksit mashkull, rreth moshën 50 vjeçare. Akoma nuk dihet identiteti i tij.

Elbasan/Informacion paraprak

Në fshatin Shushicë, Elbasan,  në breg të lumit Shkumbin,  është gjetur pa shenja jete një shtetas i seksit mashkull rreth 50 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kufomës.

Top Channel