BERAT – Një 39-vjeçar është arrestuar, për shkak se ndërtoi në zonën muzeale të kalasë së Beratit.

I arrestuari është B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë.

Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë  D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.


Njoftimi i policisë:

Ndërtoi në zonën muzeale të kalasë arrestohet 39 vjeçari.

Nga ana e specialistëve për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë

Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë  D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për veprime të mëtejshme.

Top Channel