Tiranë/ Policia arreston 5 persona, njëri prej tyre akuzohet për dhunë ndaj gruas

28/06/2020 11:20
Ilustrim

Njëri akuzohet për dhunë në familje dhe 4 të tjerë për drejtim mjeti në mënyrë të rregullt, këta 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë nga policia e Tiranës.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M., 61 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërkohë, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

•K.S., pasi në rrugën “Rexhep Targa”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatase ;

•G.C., G.K., dhe K.G., pasi u kapën në flagrancë nga sherbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel