E diel, 18 Tetor 2020
00:16
Conte: Dominuam ndeshjen, por nuk mund të shpërdorojmë kaq shumë

Antonio Conte është shfaqur mjaft i mërzitur në përfundim të derbit ndaj Interit, teksa në konferencën për shtyp ka pranuar se është i kënaqur nga paraqitja e të tijve dhe se sot u ka munguar sërish fati.

00:04
Man. United rikthehet te fitorja, zgjidh në fund ndeshjen ndaj Newcastle

Ndërprerja e kampionatit pēr shkak të Ligës sē Kombeve i ka bërë mirë Manchester United, që ka lënë pas krahëve humbjen 1-6 ndah Tottenhamit dhe ia ka dalë të rikthehet te suksesi, pasi mposhti 4-1 Newcastle-n në transfertë.

E shtunë, 17 Tetor 2020
23:57
​Ibrahimoviç u dërgon mesazh rivalëve pas fitores ndaj Interit

Zlatan Ibrahimvic ishte njeriu vendimtar i cili ia siguroi fitoren Milanit në derbin lokal kundër Interit me rezultat 1-2, ku suedezi ishte autor i të dy golave.

23:48
Barça mban topin, Getafe bën golin dhe i shkakton humbjen e parë Koeman-it

Barcelona nuk ia doli të përfitojë nga hapi fals i Realit të Madridit, pasi pikërisht në kryeqytetin spanjoll pësoi humbjen e parë sezonale, teksa u mposht me rezultatin minimal 1-0 nga Getafe.

23:45
Shitet në ankand makina që John F. Kennedy përdori në ditën e vrasjes

Një makinë limuzinë e përdorur nga presidenti amerikan John F. Kennedy në ditën e vrasjes së tij, u shit në ankand për shifrën e 375 mijë dollarëve

23:30
Zidane shpërthen ndaj skuadrës pas humbjes së parë në kampionat

Real Madridi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion në La Liga duke u mposhtur nga Cadizi me rezultat minimal 0-1 në shtëpi, raporton KosovaPress.

23:17
Klodiana Shala rrëfen për “Shiko Kush LUAN”: Në Greqi më mbajnë si princeshë, këtu e ngrejmë flamurin me vlerësim 0!

Një nga të ftuarat e puntatës së katërt të “Shiko Kush LUAN” me autore e moderatore Luana Vjollcën ishte dhe Klodiana Shala, atlete e mirënjohur nga Shqipëria.

23:15
Trump sulmon ashpër familjen Biden: Është një sipërmarrje kriminale, duhet të arrestohen

“Familja Biden është një sipërmarrje kriminale, një nga më të korruptuarat në historinë e Amerikës”. Kështu u shpreh presidenti Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Georgia, ku kërkoi sërish që Joe Biden dhe djali i tij Hunter të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

23:01
6 mendime të rrezikshme që duhet t’i fshini tani nga mendja

Ndonjëherë janë mendimet ato që dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë mendor dhe rrjedhimisht vetëbesimin

22:46
“Shiko Kush LUAN”/ Ardian Bujupi do të donte që puthja e tij e parë të ishte me këngëtaren e njohur shqiptare!

I ftuar i moderatores dhe autores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN” ishte këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare Ardian Bujupi.

22:40
“Shiko Kush LUAN”/ Finem puthjen e parë do ja jepte kësaj repereje shqiptare!

Finem ishte një nga të ftuarit në puntatën e katërt të spektalit “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

22:38
“Shiko Kush LUAN”/ Ardian Bujupi zbulon se këngët e Samanta Karavellës nuk do i dëgjonte kurrë!

Ardian Bujupi ishte i ftuari i Luana Vjollcës puntatën e katërt të “Shiko Kush LUAN” mbrëmjen e sotme.

22:34
Finem “gjuan në fytyrë” Don Xhonin në “Shiko Kush LUAN”: “Ka marrë famë kot!”

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte reperi i njohur Finem.

22:21
ShBA, një rekord prej 25 milionë qytetarësh kanë votuar për presidencialet

17 ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mbi 25 milionë amerikanë kanë votuar tashmë personalisht ose me postë.

22:05
Ekskluzive/ Ardian Bujupi rrëfen për “Shiko Kush LUAN” se zemrën ia ka “rrëmbyer” modelja e famshme që u përfolën për një lidhje!

Ardian Bujupi,këngëtari i famshëm shqiptar vjen ekskluzivisht nga Gjermania për puntatën e katërt të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

22:00
“Shiko Kush LUAN”/ Aktorja e njohur Adriana Matoshi pranon se është në një lidhje dashurie!

Në puntatën e katërt të Shiko Kush LUAN me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte e ftuar një nga aktoret më të mira nga Kosova, Adriana Matoshi.

21:58
Gjendet i braktisur jahti i një shtetasi italian, ja çfarë u gjet tjetër

Një jaht është gjetur i braktisur në zonën e Godullës në Kurbin.

21:47
NATO: Turqia të mos përdorë sisteme ruse të mbrojtjes ajrore

NATO ka shprehur shqetësimin lidhur me raportet se Turqia, anëtare e saj, ka përdorur sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400 për herë të parë gjatë një manovre ushtarake.

21:31
Deklarata e Luana Vjollcës në “Shiko Kush LUAN” që habiti publikun: “Kam një bebe …”

Pas tre sezonesh mjaft të suksesshme, “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën mban ende fronin e emisionit që thyen rekorde shikushmërie. Edhe sezoni i katërt ka treguar nga java në javë suksesin, duke grumbulluar miliona shikime në llogarinë e YouTube.

21:31
Supermodelja Linda Evangelista thotë se i beson gratë që akuzojnë të shoqin se i ka përdhunuar kur drejtonte agjencinë e modelingut

Supermodelja Linda Evangelista ka lavdëruar sot atë që quante ‘forcën dhe kurajën’ e grave që akuzuan ish-burrin e saj se i ka përdhunuar dhe ngacmuar seksualisht.

21:12
Rekord i ri rastesh ditore me koronavirus në botë

Një tjetër rekord infeksionesh ditore në rang global, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

21:05
Vrasja e mësuesit francez/ Islamisti pyeti nxënësit t’i tregonin kush kishte treguar karikaturat e profetit (Dinamika+fotot)

Terroristi islamist që i preu kokën një mësuesi që i kishte treguar klasës karikatura të profetit musliman Muhamed, kishte pyetur nxënësit t’i tregonin se cili ishte onkjektivi i tij, tha sot një prokuror i çështjes.

20:43
Deri në orën 20:00! 709 të gjobitur për mos mbajtjen e maskës. Tirana “kampion”

Gjobat e vendosura për mosmbajtjen e maskave deri në në orën 20 të mbrëmjes së sotme kanë shkuar në 709.

20:34
Barazim në derbi/ Everton-Liverpool ndahet 2-2

vertoni dhe Liverpuli nuk zhgënjyen aspak në këtë derbi të parë të qytetit për sezonin e ri.

20:15
​Kësaj radhe, derbi “Madoninna” i takon Milanit

Kësaj radhe, derbi “Madoninna” i takon Milanit

20:03
“Një javë në manastir”/ Mustafa Nano sjell kongresin me sytë e një anglezi

“Një javë në Manastirë” është libri i fundit i Mustafa Nanos kushtuar ngjarjes historike të Kongresit të Manastirit.

20:03
“Shëruesi” përdhunon vajzën që do të kuronte, familjarët e aktivistët e linçojnë në zyrë

Një i njohur si ‘largues djajsh’ ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare pasi u thoshte prindërve të saj se do të “kuronte” kuronte problemet shëndetësore me metoda shpirtërore budiste, ne Nizamabad të Indisë.

19:58
Një libër për Angjelina Aranitin/ Zenepe Luka sjell fakte për figurën e motrës së Donika Kastriotit

Në Vlorë u prezantua këtë të shtunë libri “Angjelina Arianiti Komneni – Shpirti i shenjtë i Arbërisë” i botuar nga gazetarja Zenepe Luka në 500 vjetorin e vdekjes së saj.

19:54
Piktori me atelie në stadium/ Nga mirëmbajtja e fushave të gjelbra, në punën me penel

Ky është Besniku, duart e të cilit gjatë paraditeve përkujdesën për fushën e gjelbër të futbollit, ndërsa pasditeve i rikthehet pasionit, për tu dhënë jetë faqeve të bardha të pëlhurës.

19:49
A ka një lidhje mes kripës dhe stresit – Çfarë duhet të keni kujdes

Gjuha e njeriut është shumë e ndjeshme ndaj shijeve të cilat përcaktojnë edhe nepsin ndaj ushqimeve të caktuara.

19:23
Baroni i vjetër i krimit krijon kartelin me mijëra trupa për të rrëzuar djemtë e El Chapo

Një nga krerët e krimit në Meksikë, Rafael Caro Quintero është bashkuar me anëtarë të larguar të kartelit Sinaloa në zonat veriore të Sonora, dhe pritet të sfidojë me luftë organizatën e djemve të El Chapos.

19:19
Poloni, mbyllje e pjesshme e vendit për shkak të Covid-19

Qeveria polake ka vendosur kufizime të reja në vend, të cilat hynë sot në fuqi, në mënyrë që, sipas saj, ”të shpëtojë shëndetin dhe jetën e popullit polak”.

19:00
10 vende që nuk i shpjegon dot shkenca, por që në fakt ekzistojnë

Ka shumë vende në planetin tonë për të cilat shkenca nuk ka një shpjegim. Vende që duken magjike apo sikur i përkasin një bote tjetër.

18:54
Lombardi, mbyllen baret dhe restorantet për shkak të COVID-19

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.

18:49
Kina: Sjellja armiqësore e SHBA na bën të mos deklarojmë arsenalin bërthamor

Një zyrtar i lartë i ministrisë së jashtme të Kinës tha sot se prej “politikave armiqësore” të SHBA, Kina do të ruajë ambiguitetin mbi masën e arsenalit të saj bërthamor.

18:40
Veliaj: PS është partia e atyre që rriten me djersën e ballit, jo e atyre që vënë gjoba në portale

Nga Bërzhita, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se Partia Socialiste nuk është partia e njerëzve që i kanë pasur gjërat e lehta në jetë, por e atyre që janë përpjekur për t’ia dalë vetë, pa ndihmën e askujt.

18:28
Shihni me vëmendje! Këto foto nuk janë ashtu siç duken!

A shihni shpesh imazhe nga më të larmishmet në objekte të rastit?

18:25
SHBA kritikon ashpër Turqinë për provën me sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400

Shtetet e Bashkuara dënuan Turqinë për testimin e një sistemi të përparuar rus të mbrojtjes ajrore të premten, një veprimë që Ankaraja e ndërmori pa marrë parasysh paralajmërimet amerikane.

18:17
Modeli muskuloz që besonte se Covid nuk ekziston vdes pas infektimit nga virusi

Një influencues i njohur në rrjet për mbajtjen e trupit në formë dhe stilin e shëndetshëm të jetesës, i cili pretendonte gjithashtu se Covid-19 nuk ekziston, ka vdekur në moshën 33 vjeçare pasi u infektua nga virusi gjatë një udhëtimi në Turqi.

18:02
Të paktën 15 të arrestuar në marshin e organizuar në Minsk

Dhjetëra gra marshuan në rrugët e Minskut, duke kërkuar që Qeveria bjelloruse dhe Aleksandar Lukashenka të largohen nga pushteti dhe të mbahen zgjedhjet e reja.

17:53
Policia bën bilancin e 24-orëve të fundit: 678 të gjobitur për mosvënien e maskës

Policia vijon kontrollet për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin.

17:45
Video/ “Fast and Furious” në Fier, makina përfundon përmbys në rrugë

Një aksident ka ndodhur në Fier.

17:42
Erdogan: Rezervat e gazit natyror në Detin e Zi arritën në 405 miliardë metra kub

Presidenti Recep Tayyip Erdogan i shoqëruar nga zëvendëspresidenti Fuat Oktay, Ministri i Thesarit dhe Financave Berat Albayrak, Drejtori i Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin bëri inspektime në anijen e kërkimeve sizmike Fatih.

17:40
Kapen shqiptarët me diskotekën 3-katëshe të kthyer në “shtëpi kanabisi” në Angli

Policia britanike tha sot se ka zbuluar në qytetin e Coventry një fermë gjigande artizanale kanabisi, të shtrirë në 3 katet e një ish-diskoteke, që menaxhohej nga dy shqiptarë dhe një vietnamez.

17:25
Rindërtimi/ Veliaj: Krraba, nga një xhep i fshehur, sot vetëm 15 minuta larg për ta vizituar!

Krraba ishte sot ndalesa e turit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ftoi të gjithë qytetarët të shijojnë atraksionet turistike të zonës.

17:24
Veliaj: Luli gënjeu përsëri për Sharrën, hallin e ka te xhepi i tij. Me kunatin punonte natë e ditë për të shqyer Tiranën

“Edhe pse të humbur dhe në ikje, Lulzim Basha dhe kunati i tij, me firmën e Sali Berishës, punonin natë e ditë për të groposur buxhetin e shtetit në malin e plehrave në Sharrë”. Me këto fjalë iu drejtua sot Asamblesë socialiste në Krrabë dhe Bërzhitë kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili shtoi se në kohën kur Lulzim Basha ishte në krye të bashkisë, Tirana që kthyer në një plaçkë për t’u shqyer nga familja e tij.

17:10
Njihuni me 3-vjeçarin që lexon rrjedhshëm, numëron dhe shkruan madje edhe fjalë të vështira!

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka pritur dje në zyrën e saj një të ftuar me aftësi të rralla për sa i përket moshës së tij.

17:09
Koronavirusi/ Anglezët nxirren nga baret dhe protestojnë të pirë kundër rregullit të mbylljes në 22.00 (Fotot)

Policia mbrëmë në qendrat kryesore të Anglisë u përball me klientët e pirë të bareve e pub-eve që u nxorrën jashtë në 10 të darkës, sipas kufizimeve të reja në zonat “e rrezikut” të koronavirusit.

17:06
​Inter-Milan, zbulohen formacionet zyrtare, Conte me lëvizje befasuese

Kampionati italian, Serie-A, sonte, me fillim nga ora 18:00, sjell derbin më të madh lokal, ndërmjet Interit dhe Milanit i cili zhvillohet në “Giuseppe Meazza”.

17:04
Samiti i BE: Vendimet shtyhen për më vonë

BE ka kohë që i shtyn shumë vendime, pasi kriza e Coronës sundon gjithçka në Europë. Tani lufta kundër saj do të jetë më shpesh në fokus të takimeve në nivele të lartë.

16:51
Video/ Ky është momenti kur Kliti Leka, vrasësi i ndërtuesit Niko Goro shoqërohet nga policia

Ky është momenti kur Kliti Leka, autori i vrasjes së ndërtuesit Niko Goro mëngjesin e sotëm në Himarë është shoqëruar nga policia për në Vlorë.

16:42
A po dërgon Turqia mercenarë sirianë në Nagorno Karabak?

Bakuja dhe Ankaraja i mohojnë raportet se Turqia ka rekrutuar militantë nga Siria për të ndihmuar Azerbajxhanin në luftën me Armeninë për rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

16:34
Video/ Shpejtësi dhe aftësi të reja manovrimi, SHBA prezanton helikopterin e gjeneratës së re

Sikorsky-Boeing SB-1 Defiant, përfaqëson gjeneratën e re të helikopterëve ushtarakë të SHBA, dhe pritet të zëvendësojë klasikët e fushëbetejës UH-60 Black Hawk e Apache që janë ende në shërbim.

16:33
Zelanda e Re/ Partia e Jacinda Ardern fiton zgjedhjet

Partia e kryeministres së Zelandës së Re, Jacinda Ardern ka fituar zgjedhjet e përgjithshme.

16:30
Nga dhuna ndaj gruas te droga/ Arrestime në Vlorë, 3 të tjerë procedohen penalisht

Tre shtetas kanë rënë në pranga në Vlorë dhe tre të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për vepra të ndryshme penale.

16:28
Kapet në Kukës 53-vjeçari i shpallur në kërkim/ Plagosi me armë zjarri dikë

Një 53-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Kukës.

16:26
Maskat më detyrim/ Kukësi për t’u marrë shembull! Ja qytetet ku janë vendosur më shumë gjoba sot

Punonjësit e Policisë vazhdojnë me kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.

16:23
Në gjurmë të vendbanimit antik/ Sonte në emisionin “Gjurmë Shqiptare” të gazetarit Marin Mema

5500 vjet më parë ky vend nuk ka qenë i boshtë si sot….Këtu ngrihej një vendbanim i rëndësishëm që me zbulimin e tij në fundvitet 60 mahniti arkeologët shqiptarë.

16:13
Banda vendase torturon, përdhunon e masakron çiftin e vajzave në Afrikën e Jugut

U dënuan së fundmi me burgim të përjetshëm anëtarët e një bande mizore në Afrikën e Jugut që torturoi, përdhunoi dhe dogji trupat e dy të rejave në Afrikën e Jugut në dhjetor 2017.

16:08
Koronavirusi në Shqipëri/ Sa persona humbën jetën dhe sa të tjerë rezultuan me Covid-19 në 24 orët e fundit

44 të shëruar, 273 raste të reja dhe 5 humbje jete, ky është bilanci në vend, brenda 24 orëve të fundit, lidhur me situatën e shkaktuar nga koronavirusi.

16:02
Kampionati do të rifillojë/ Klubet e futbollit mblidhen ditën e hënë për të vendosur

Kampionati shqiptar i futbollit bëhet gati për të nisur.

15:54
Më lehtë për të gjithë/ Me aplikacionin “Over the Top” ndiqni gjithë programet e Top Channel

Të jesh elitar, kjo është ajo çfarë e karakterizon shërbimin mediatik OTT, një shërbim ky streaming, i një tjetër niveli, i cili ofrohet drejpërdrejt për shikuesit përmes internetit.

15:44
Thirrje për gjyqtarë antikorrupsioni/ Kreu i gjykatës kërkon që të kandidohet për gjykatën e re

Në hyrje të Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është afishuar lutja e Nënë Terezës për gjyqtarët, në të cilën kërkohet që të dëgjojnë të vërtetën e ndershme dhe te përhapin drejtësi.

15:32
Maskat, sa po përdoren?/ Vëzhgim në rrugët e kryeqytetit. Ka ende banorë që nuk besojnë se ka Covid

Maska në ambientet e jashtme është detyrim që prej të enjtes.

15:23
Veliaj: SPAK hetim Bashës për gjoba/ Kryebashkiaku: Ju prish pazari për plehrat në kohën e tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve.

15:13
Bëhuni gati sonte për “Shiko Kush LUAN”: Të ftuar ekskluzivë dhe sfida mjaft pikante!

Skuadra e “Shiko Kush LUAN” dhe moderatorja e autorja Luana Vjollca e kanë mbajtur fjalën dhe sonte në orën 21:00 na pret një spektakël me të ftuar ekskluzivë dhe sfida mjaft pikante.

15:10
Inceneratori është në punë/ Në impiantin e Elbasanit, mbetjet e qytetit trajtohen falas

Impianti i Përpunimit të Mbetjeve urbane të Elbasanit punon që prej vitit 2016.

15:03
“Alo, kam vrarë 3 vajzat e mia”/ Tronditet Vjena, nëna rrëfen krimin dhe kërkon të vrasë veten

Një ngjarje shokuese ka tronditur mëngjesin e sotëm Austrinë, ku tre vajza të vogla kanë mbetur të pajeta, teksa dyshohet se pas këtij krimi makabër fshihet nëna e tyre.

15:02
Vret ndërtuesin për tokën në Himarë, kapet autori: I dhashë tokën dhe nuk më dha paratë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Himarë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro.

14:48
Vrasje e përdhunime në Palasë/ I çarë në ballë, shikoni momentin kur hajduti kapet nga policia

Personi i dyshuar si autor i shumë grabitjeve në Palasë është kapur ditën e sotme nga policia.

14:40
Konflikti Azerbajxhan – Armeni/ Sulm me raketa në Nagorni Karabak, 13 të vdekur

Një sulm me raketa në orët e para të 17 tetorit, në një zonë të banuar në qytetin Ganja të Azerbajxhanit ka lënë të vrarë 13 persona dhe ka plagosur mbi 50 të tjerë, tha Ministria e Emergjencave.

14:36
Zgjedhjet në Zelandë, Ardern arrin fitore bindëse

Kryeministrja Jacinda Ardern ka fituar zgjedhjet në Zelandën e Re, e ndihmuar nga suksesi në betejën kundër Covid 19 për të fituar një shumicë të paprecedentë dhe shansin për të implementuar axhendën e saj të reformave.

14:27
Me thikë e kanabis në xhep dhe tapë në timon/ 6 të arrestuar në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar ditën e sotme në Tiranë për mbajtje të armëve të ftohta dhe kanabisi.

14:13
Fotografitë “provokuese”/ Kritikohet kryeministrja, finlandezët hidhen në mbrojtje të saj

“#Imwithsanna”- ky është hashtagu i përdorur nga finlandezët për një fushatë në mediat sociale, në mbrojtje të kryeministres së tyre 34-vjeçare, Sanna Marin.

14:07
Rriten infektimet! Francë, hyjnë në fuqi këto masa të reja

Masat e reja kundër koronavirusit hynë në fuqi të shtunën në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës.

14:02
Spanja, “parajsa” e kanabisit/ Operacion antidrogë, “kopshtarët” shqiptarë dorëzohen pa asnjë rezistencë!

Është mesi i natës kur policia hyn në një shtëpi afër Barcelonës, ku qindra bimë kanabisi po rriten në bodrum, nën një mori llampash që lëshojnë nxehtësi.

13:55
Bullgarët në shesh! 100 ditë protesta kundër qeverisë

Bullgarët u mblodhën sërish në shesh për të shënuar ditën e 100 të protestës së tyre kundër një elite politike që ata e konsiderojnë të korruptuar dhe në duart e oligarkëve që veprojnë në prapaskena.

13:43
Shkeli karantinën? Ronaldo: Gënjeshtër! Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi

Cristiano Ronaldo ka komunikuar drejtpërdrejt në Instagram me ndjekësit e tij dhe ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të rregullave të karantinës, pasi u testua pozitiv me Covid-19.

13:33
Vrasja e biznesmenit Niko Goro/ Roja: I kam parë të bisedojnë për çështje dokumentesh para një muaji

Roja i biznesit të ndërtuesit të vrarë mëngjesin e sotëm në Himarë, Niko Goro, ka treguar për Top Channel se autori i vrasjes njihej me të.

13:08
Basha akuza për inceneratorin e Elbasanit/ Rama: Gënjeshtra e ka hundën e gjatë po këmbët e shkurtra

Pas akuzave të kreut të PD-së Lulzim Basha për inceneratorin e Elbasanit dhe reagimit të drejtorit Enea Murataj, ka reaguar kryeministri Edi Rama.

13:00
Sistemi rus s-400/ Turqia e teston me sukses

Turqia, anëtare e NATO-s ka testuar sistemin e saj të përparuar të raketave të mbrojtjes ajrore të prodhuar nga Rusia, thanë media turke, duke rrezikuar një acarim të ri me Shtetet e Bashkuara.

12:58
Akuzat e Bashës për Inceneratorin e Elbasanit/ Drejtori: Hajdeni në çdo kohë e faktojeni, funksionon që nga viti 2016

Enea Murataj, drejtuesi i Impiantit të Përpunimit të Mbetjeve të Elbasanit ka sqaruar edhe një herë se inceneratori i Elbasanit punon që prej vitit 2016 dhe prodhon energji, ndryshe nga sa pretendon PD.

12:57
Vaksinat e Perëndimit/ Rusia, fushatë dezinformimi

Ministri i Jashtëm britanik Dominic Raab akuzoi Rusinë për një fushate dizinformimi në të gjithë botën që synon të thyejë besimin e publikut te vaksinat perëndimore kundër koronavirusit.

12:48
Zgjedhjet e hershme/ SHBA, numër rekord votuesish

Zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë SHBA-në kanë raportuar një numër rekord votuesish që kanë hedhur votat e tyre para ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

12:44
Këshilli i Sigurimit/ Çfarë përmban raporti për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mbajë takimin informues të radhës për Kosovën më 21 tetor.

12:41
Vrasja e mësuesit në Paris/ Macron e quan terrorizëm islamik

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e ka quajtur “sulm terrorist islamik” vrasjen e një mësuesi në periferi të Parisit.

12:33
Këngët e luftës së Vlorës/ Përpunohen “Besa-Besë” dhe “Shqiptarët po luftojnë”

Dy këngë historike 100 vjeçare “Besa-Besë” dhe “Shqiptarët po luftojnë” janë risjellë të kombinuara së bashku si një kontribut për regjistrimin dhe dokumentimin e trashëgimisë gojore të polifonisë së Jugut nga një ekipi prej 17 artistësh të polifonisë, valles dhe aktrimit në Gjirokastër.

12:28
Regjistrimet te “Fan Noli”/ 670 studentë në dy raunde në Universitetin e Korçës

Rreth 670 studentë janë regjistruar për herë të parë në ptogramet e studimit të Universitetit Fan Noli, shifër e cila pritët të rritet pas raundit të tretë të regjistrimeve. 

12:24
“1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot ushqim të mjaftueshëm”/ Basha: Numri i rasteve është shtuar

Në një bashkëbisedim me qytetarët, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh se 1 në 3 shqiptarë nuk siguron dot mjaftueshëm ushqim për të jetuar, ndërkohë që sa i takon situatës së pandemisë Covid-19 tha se numri i rasteve është shtuar e ndërsa i testimeve ka rënë.

12:23
Vjeshtë ankthi në Greqi/ Specialistët: Rritet transmetueshmëria e virusit

Autoritete greke ndjekin me shqetësim të madh rritjen e rasteve me Covid19 ,numri i të cilave në 24 orët e fundit shënoi shifrën rekord prej 508 personash , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24450.

12:10
Veliaj i kërkon SPAK-ut të hetojë Bashën: PD është kthyer në një bandë që vë gjoba dhe punon për një familje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkon SPAK-ut dhe prokurorisë që të hetojnë Lulzim Bashën dhe kunatin e tij në lidhje me gjobat që u vendosin bizneseve.

11:41
Mbi 24 mijë viktima/ Në luftë me koronavirusin, ky është bilanci rus

Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Rusi ka arritur në 1.384.235, ndërsa bilanci i viktimave në 24.002.

11:33
E shtuna e futbollit! Spikasin Inter – Milan dhe Manchester City – Arsenal

Admiruesit e futbollit evropian do të kenë mundësinë që të argëtohen këtë të shtunë, teksa në program janë një sërë sfidash të rëndësishme ku spikat derbi i Madonninës në Serie A mes Interit dhe Milanit.

11:26
Rritje shqetësuese në Evropë/ OBSH: Rastet me COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën

Rastet e përditshme të COVID-19 kanë arritur nivele rekord në të gjithë botën, veçanërisht në Evropë dhe kontinentin amerikan, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë të premten.

11:24
Detaje të reja/ Vrasësi pranon fajin e rrëfehet para policisë: Më kishte para borxh për tokën që i dhashë

Kliti Leka, autori i vrasjes së ndërtuesit Niko Goro mëngjesin e sotëm ka rrëfyer se përse e vrau 51-vjeçarin.

11:11
Covid-19/ Sa është numri total i rasteve në Kosovë dhe sa persona kanë humbur jetën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive.

11:04
117 vite nga fluturimi i parë i një avioni me dy helika

Në mëngjesin e 17 tetorit 1903 do të realizohej fluturimi i parë i një avioni që punonte me dy helika, të cilat viheshin në punë nga energjia e brendshme e një motori me benzinë. Ky avion ishte përgatitur nga vëllezërit Uillbur dhe Orvil Rajt.

10:57
Në luftë për të frenuar valën e dytë! Evropa ashpërson masat antiCovid

Ndalimi i shoqërimit në Londër, shtetrrethim në Francë, mbyllje e shkollave në Poloni, një sërë masash kufizuese të ashpra hynë sot në fuqi në Evropë me shpresën për të frenuar valën e dytë të pandemisë së COVID-19.

10:56
Veliaj: Halli i Lulit në Sharrë është prishja e pazarit bashkë me kunatin, firmosi t’ia jepte privatit 8 euro/ton më shtrenjtë

Nga Kombinati, ku u bë prezantimi i Belinda Ballukut si e dërguar politike për këtë zonë, kryebashkiaku Erion Veliaj preku edhe një herë çështjen e impiantit të Sharrës, e cila në kohën e Lulzim Bashës ishte një bombë ekologjike, kurse sot është transformuar në një fushë me pemë.

10:50
Ndoti ajrin duke hedhur mbetjet, vihet nën hetim administratori i një firme në Elbasan

Administratori i një firme që ka marrë tenderin për pastrimin e mbetjeve urbane në Bashkinë Librazhd është vënë nën hetim për ndotje ajri.