Lombardi, mbyllen baret dhe restorantet për shkak të COVID-19

17/10/2020 18:54

Lombardia, rajoni italian më i prekur nga vala e dytë e COVID-19, mbyll që nga sot të gjitha baret dhe restorantet duke nisur nga mesnata dhe pezullon të gjitha aktivitetet sportive amatore.

Përveç kësaj, duke nisur nga ora 18:00, baret do të mund t’u shërbejnë vetëm klientëve të ulur në një tryezë, sipas urdhëresës rajonale të miratuar dje, por që hyn sot në fuqi deri më 6 nëntor.

Një masë tjetër, shitja e alkoolit do të ndalohet pas orës 18:00, ashtu si edhe konsumimi i ushqimit dhe pijeve në rrugët publike. Sidoqoftë, shpërndarja e ushqimit në shtëpi mbetet e autorizuar.
Respektimi i këtyre masave do të sigurohet nga forcat e sigurisë.

“Kontrollet do të jenë të shumta”, theksoi prefekti i Milanos, Renato Saccone.

Gadishulli kaloi dje pragun simbolik prej 10 000 raste të reja me COVID-19 në 24 orë duke konfirmuar një rritje të konsiderueshme të kontaminimeve në vend, pavarësisht kufizimeve të vendosura nga qeveria.

Top Channel