Hajduti i kapur në Palasë

Personi i dyshuar si autor i shumë grabitjeve në Palasë është kapur ditën e sotme nga policia.

Dy punonjës policie janë nisur me motor nga Himara, në momentin që ata kanë mbërritur ai ka tentuar të largohet me vrap drejt kodrave.

Njëri nga policët i ka bërë thirrje që të ndalojë,por ai ka vazhduar të vrapojë nëpër ullinjtë që gjendeshin aty. Përmes pamjes së siguruar nga Top Channel, ai ka një të çarë në ballë  prej tentimit që të largohej nga policia.

Më pas policia është detyruar të qëllojë në ajër për ta frikësuar dhe ai ka ndaluar. Pasi është futur në makinën e policisë, gazetari i Top Channel ka mundur që ta intervistojë, por ai nuk ka treguar asnjë informacion për veten.

“Nuk i kam dhunuar, asnjë shtëpi nuk kam vjedhur, jam nga Tirana, ik me atë telefon”, tha ai ndërsa qëndronte kokëulur.

Kujtojmë se Palasa është përfshirë nga vjedhje dhe përdhunime të plakave gjatë ditëve të fundit, të cilat bënë thirrje për ndihmë.

Top Channel