Ekskluzive/ Ardian Bujupi rrëfen për “Shiko Kush LUAN” se zemrën ia ka “rrëmbyer” modelja e famshme që u përfolën për një lidhje!

17/10/2020 22:05

Ardian Bujupi,këngëtari i famshëm shqiptar vjen ekskluzivisht nga Gjermania për puntatën e katërt të “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën.

Bujupi teksa tregonte për albumin e tij të fundit “Rahat”, emrin e të cilit e ka bërë dhe tatuazh në krahun e tij, u pyet nëse dikush i kishte rrëmbyer zemrën apo jo.

Ardiani u përgjigj se “Zhuljeta” që i ka rrëmbyer zemrën e ka emrin Sabrina, ai është i ndarë me të, por ende e do.

Mesa duket, nuk ka qenë vetëm thashethem afërsia midis tij dhe modeles Sabrine Khan në klipin “Modela” e më në fund pikëpyetja e madhe për publikun u qartësua.

Top Channel