Vret ndërtuesin për tokën në Himarë, kapet autori: I dhashë tokën dhe nuk më dha paratë

17/10/2020 15:02
Autori i vrasjes, Kliti Leka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Himarë, ku ka mbetur i vrarë me armë zjarri ndërtuesi Niko Goro.

Në orën 08.55, 51-vjeçari ka qenë pranë marketit të së motrës së tij, kur është ekzekutuar me breshëri kallashnikovi. Motra e viktimës ka mbetur e plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori i atentatit kanë qenë me një makinë është larguar me shpejtësi nga vendi I ekzekutimit.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille Himarë, pranë qendrës së qytetit dhe menjëherë forcat e policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Policia në kohë rekord e ka kapur autorin e vrasjes së biznesmenit 51 vjeçar në plazhin e Livadhit që nuk ndodhet shumë larg vendin të vrasjes. Autori I krimit, Kliti Leka , është 53 vjeç, banues në Tiranë, por me origjinë nga Himara.

Policia ka sekuestruar armën e krimit, nje automatik kallashnikov dhe automjetin me të cilin u largua autori. Vrasësi i Niko Goros pas kapjes nga policia ka rrëfyer arsyen se përse e vrau ndërtuesin. Sipas Kliti Lekës arsyeja ka qenë një borxh I pashlyer që biznesmeni i kishte vrasësit.

 

Top Channel