Banda vendase torturon, përdhunon e masakron çiftin e vajzave në Afrikën e Jugut

17/10/2020 16:13

U dënuan së fundmi me burgim të përjetshëm anëtarët e një bande mizore në Afrikën e Jugut që torturoi, përdhunoi dhe dogji trupat e dy të rejave në Afrikën e Jugut në dhjetor 2017.

Anisha dhe Joey van Niekerk u morën peng pranë qytetit Brits në Afrikën e Jugur dhe më pas u përdhunuan brutalisht e u varën me grepa mishi në tavanin e një konteineri, sipas mediave lokale.

Dokumentet e gjyqit tregojnë se këmbët e dy grave fatkeqe ishin të varura në ajër teksa sulmuesit e tyre çnjerëzorë ishin siguruar që litarët me të cilat u varën të ishin të shkurtër që ato të vdisnin ngadalë e në agoni.

Në gjykatë u tha se Anisha kishte dëshmuar vdekjen e Joey, e cila ishte ende e lidhur në grepat e mishit para se të vritej.

Banda më pas i kishte vene zjarrin trupave te tyre dhe shikonte viktimat sesi digjeshin.

Gjykatësi tha se kockat e tyre më pas ishin varrosur, na aktin që ishte motivuar nga “lakmia e ligësisë”.

Sipas hetimeve, organizatori i masakrës Koos Strydom, jetonte prane vajzave ne lidhje homoseksuale, dhe dëshironte të merrte pronësinë e tokës ku ato jetonin.

Megjithse ato e kishin nxjerrë në shitje, ai nuk mund të paguante shumën dhe hartoi planin me gruan e tij për pengmarrjen e tyre për t’i detyruar të nënshkruanin një marrveshje të rreme blerjeje.

Sipas dëshmitarëve, gratë e zhveshura ishin lutur për jetën e tyre para nisjes së torturave.

Autori kryesor Strydom kreu vetëvrasje në burg teksa proiste gjyqin për pejsën e tij në krim.

Mercia Strydom, bashkëshorte e Koos, u lut që gjykata ta falte për pjesën e saj në krim pasi ishte vetëm 21 vjeç, por ajo u dënua me dy burgime të përjetshme.

Alex Modau u dënua me dy burgime të përjetshme dhe 54 vjet shtesë.

Vëllezërit Jack e James Sithole u dënuan me burgim të përjetshëm dhe 54 vjet shtesë.

Gjykatësi tha: “Nuk e di se si mendonit se mund t’ia hidhnit me këtë, nuk ka njeri që thjesht zhduket. Ju nuk meritoni mëshirë sepse nuk treguat mëshirë me vajzat”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel