Finem “gjuan në fytyrë” Don Xhonin në “Shiko Kush LUAN”: “Ka marrë famë kot!”

17/10/2020 22:34

Mbrëmjen e sotme i ftuar në “Shiko Kush LUAN” me moderatore dhe autore Luana Vjollcën ishte reperi i njohur Finem.

Sfidës të shumëpëlqyer nga publiku, “Painball” nuk mund t’i shpëtonte edhe Finem. Këtë herë “Paintball” erdhi ndryshe; dy herë në të njëjtën kohë. Finem dhe këngëtari Ardian Bujupi u vendosën përballë personazheve të njohur, por edhe në vështirësi nga pyetjet pikante.

Finem u përgjigj plot sportivitet disa prej pyetjeve dhe sipas tij artisti që ka marrë famë kot është reperi i njohur Don Xhoni.

Nuk dihet nëse dy reperët kanë ndonjë problem mes njëri-tjetrit, por Don Xhoni ishte fytyra e njohur që “goditi” Finem për këtë pyetje.

Top Channel