vertoni dhe Liverpuli nuk zhgënjyen aspak në këtë derbi të parë të qytetit për sezonin e ri.

ENë ‘Gudison Park’ skuadrat morën nga 1 pikë secila pasi 90 minutëshi u mbyll me barazimin 2-2. Ndeshja u ndez që në fillim kur Mane’ i dha avantazhin që në minutën e 3 skuadrës së Liverpoolit, por Evertoni gjeti forcë të reagojë dhe në të 19 minutë barazoi me Kin.

Sfida mbeti e ekuilibruar, por Liverpuli ishte ai që mori sërish avantazhin në këtë ndeshje me Mohamed Salah. Megjithatë Evertoni s’e kishte thënë ende fjalën e fundit dhe Calvert Ljuin bëri të mundur që skuadra e Ançelotit të barazojë sërisjh në 2-2.

Në minutat shtesë Henderson shënoi golin e tretë, por sistemi VAR e anuloi për pozicion jashtë loje duke bërë që ky derbi të mos kishte fitues me Evertonin që qëndron në krye të renditjes në Premier League.

Top Channel