Pamje nga "Shiko Kush Luan"

Skuadra e “Shiko Kush LUAN” dhe moderatorja e autorja Luana Vjollca e kanë mbajtur fjalën dhe sonte në orën 21:00 na pret një spektakël me të ftuar ekskluzivë dhe sfida mjaft pikante.

Kapitenët e skuadrave mbrëmjen e sotme janë Florjan Binaj dhe Irgen Çela, i njohur ndryshe si Xhoda. Cilët do fitojnë pritet ta shohim, por dimë t’ju themi se skuadra blu dhe ajo e kuqe do “luftojnë” fort për të marrë sa shumë pikë.

Në super spektaklin e së shtunës nuk mungon Fifi, këngëtarja e emisionit e cila na mahnit gjithmonë me zërin e saj. Gjithashtu nuk do të mungojnë performancat e të ftuarve të sotëm të cilët janë më të përfolurit e momentit.

Mbrëmjen e sotme do të jenë të ftuar mjaft të rëndësishëm që vijnë për herë të parë në “Shiko Kush LUAN” si: Ardian Bujupi, Finem, Klodiana Shala, Arlinda Dudaj, Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj.

Ardian Bujupi ka udhëtuar nga Gjermania ekskluzivisht për “Shiko Kush LUAN” dhe na premton një super show sonte. Por Ardiani nuk është i vetmi personazh që vjen për herë të parë në emision. Finem, një ndër reperët më IN shqiptar, është i ftuar sonte në emision. Gjithashtu eshe aktoret shumë të njohura Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj, vijnë për herë parë në “Shiko Kush LUAN”.

Sfida e shumëkërkuar nga publiku “Paintball” vjen si asnjëherë më parë! Loja do të luhet 2 herë në të njëjtën kohë nga Ardian Bujupi dhe Finem, të cilët na zbulojnë shumë të pathëna.

Shumë pak orë na ndajë nga ora 21:00 për të mësuar surprizat që “Shiko Kush LUAN” ka rezervuar për ne!

Top Channel