Vjeshtë ankthi në Greqi/ Specialistët: Rritet transmetueshmëria e virusit

17/10/2020 12:23

Autoritete greke ndjekin me shqetësim të madh rritjen e rasteve me Covid19 ,numri i të cilave në 24 orët e fundit shënoi shifrën rekord prej 508 personash , duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24450.

Gjithashtu 8 pacientë kanë humbur jetën dhe numri i viktimave prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 490,ndërsa vazhdon dhe rritet numri i personave që trajtohen me terapi intensive duke shkuar në 81.

Është karakteristik fakti që brenda pesë ditësh u regjistruan në Greqi 2100 raste,ndërsa në dy muajt e fundit kanë humbur jetën dyfishi i personave i krahasuar me periudhën e parë të karantinës nga 15 marsi deri në 5 Maj.

“Epidemia duket se po përqendrohet në periferinë e Athinës, megjithëse ka shenja stabiliteti, ndërsa në periferi të tjera duket se ka tendencë rritjeje. Duket gjithashtu se ndodhet në pikën më të lartë dhe me uljen e teperaturave parashikohet rritje e transmetueshmërisë së virusit”, Gikas Magiorkinis, specialist i Komisionit per Covid19.

Sipas specialistëve vala e pandemisë ka goditur 40 nga 74 zonat periferike të vendit dhe virusi po shpërndahet me një shpejtësi konstante, duke veçuar periferinë e Athinës, Janinën,Kosturin ,Selanikun dhe Korinthin që ndodhen më shumë në rrezik, ndërsa Kozani prej së premtes është në gjendje karantine.

“Ky vendim u bazua ne nivelin e larte te raportit te rasteve te reja per 100.000 banore,ne 14 ditete fundit, I cili kaloi kriterin e vendosur nga BE”, tha Nikos Hardalias, Zv/Ministër i Mbrojtjes Civile

Ndërkohë orët e fundit u regjistruan të paktën 5 raste me covid 19 në një azil pleqsh në Athinë, hera e nëntë në gjithë vendin ku virusi depërton në këto institucione ku edhe regjistrohet   më pas numri më I madh I vdekjeve për shkak të moshës dhe të sëmundjeve të pacientëve.

Frika e një vjeshte që mund të kthehet në makth I bën specialistët të ndjekin me kujdes të madh përhapjen e virusit  sidomos në Athinë,  Selanik ,Pella, Janinë dhe Kostur. Gjithashtu nuk përjashtojnë një mini lockdoën siç ata e quajnë për gjithë periferinë e Athinës  që megjithëse ka vështirësi  në zbatim ,mund të vendoset duke mbyllur për 14 ditë gjithë zyrat e administratës publike, shërbimet e përgjithshme, muzeumet, restorantet, parqet e lodrave të fëmijëve, palestrat,floktoret apo edhe bizneset e tjera .

Top Channel