Maskat më detyrim/ Kukësi për t’u marrë shembull! Ja qytetet ku janë vendosur më shumë gjoba sot

17/10/2020 16:26

Punonjësit e Policisë vazhdojnë me kontrollet në terren, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse.

Dhe nga kontrollet ka rezultuar se më shumë “të pabindur” ka në kryeqytet.

Plot 135 qytetarë janë gjobitur në Tiranë deri në orën 12 të paradites sot.

Pas Tiranës, është Durrësi me 59, Shkodra me 32 dhe Vlora me 29 qytetarë që kanë marrë gjobë për mosvënien e maskës.

Ndërkohë që ajo që bie në sy është se vetëm Kukësi ka qenë ‘model’, ku vetëm një qytetar është gjobitur.

Gjoba të tjera janë vendosur në qytetet si në vijim: Elbasan 24,Berat 24, Fier 22, Dibër 19, Korça 12, Gjirokastra 7 dhe Lezha vetëm 2.

Top Channel