Kampionati do të rifillojë/ Klubet e futbollit mblidhen ditën e hënë për të vendosur

17/10/2020 16:02

Kampionati shqiptar i futbollit bëhet gati për të nisur.

Në Air Albania me shumë gjasa të premten e ardhshme do të luhet sfida hapëse mes Tiranës dhe Kukësit, por po në këto zyra ditën e hënë, në orën 11 të paradites, të gjithë drejtuesit e klubeve, së bashku me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Zotin Armand Duka do të realizojnë një mbledhje nga ku do të marrin vendimin nëse do të nisin apo jo kampionatin.

Mundësitë janë shumë të mëdha që gjithçka të fillojë, Top Channel gjithashtu ka mësuar se drejtuesit e klubeve nuk do të vijojnë të presin më vendimin e qeverisë për të aprovuar 4 kërkesat e tyre që ende nuk janë marrë parasysh pasi palët nuk kanë arritur një akord.

Zoti Fidel Ylli, i vendosuri nga qeveria për të biseduar me klubet, së bashku me tre presidentët, Gazmend Demi, Refik Halili, por gjithashtu dhe Koço Kokëdhima nuk kanë arritur një akord mes tyre për nisjen e kampionatit pasi të plotësoheshin pikat, megjithatë është shumë vonë, pasi drejtuesit e klubeve nuk do vijojnë të presin dhe kampionati me shumë gjasa nis fundjavën e ardhshme.

Top Channel