Shkeli karantinën? Ronaldo: Gënjeshtër! Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi

17/10/2020 13:43

Cristiano Ronaldo ka komunikuar drejtpërdrejt në Instagram me ndjekësit e tij dhe ka hedhur poshtë akuzat për shkelje të rregullave të karantinës, pasi u testua pozitiv me Covid-19.

“Po e respektoj protokollin, nuk e kam thyer, sikurse është thënë, është një gënjeshtër. Unë u ktheva nga Portugalia, sepse ekipi im dhe unë u siguruam të respektonim të gjitha procedurat. U ktheva në Itali me ambulancën ajrore dhe nuk kam pasur kontakt me askënd, as në Torino”, u shpreh portugezi.

“Po qëndroj gjatë gjithë kohës në shtëpi, tani po marr rreze dielli dhe po pres të kalojnë ditët. Familja ime është një kat më sipër, nuk mund të kemi kontakte. Tani për tani gjithçka është në rregull. Siç mund ta shihni, jam mirë. Jam asimptomatik dhe natën kam fjetur mirë. Doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe mbështetjeje. Shpresoj të kthehem në stërvitje, duke luajtur dhe duke shijuar jetën së shpejti. Kur je mirë në kokë, nuk ke probleme”, vijoi CR7.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel