U premtonte para dhe dhurata, si i joshte mësuesi 37-vjeçar të miturat/ Gjykata Britanike e dënon me 25 vite burg për abuzim seksual 06/11 17:12
Sikorsky-Boeing SB-1 Defiant, përfaqëson gjeneratën e re të helikopterëve ushtarakë të SHBA, dhe pritet të zëvendësojë klasikët e fushëbetejës UH-60 Black Hawk e Apache që janë ende në shërbim.
Pentagoni publikoi një video të mjetit të ri Sikorsky-Boeing SB-1 me dy helika, për të cilin thotë se arrin shpejtësi dhe aftësi të reja manovrimi në fluturim.
Në pamje helikopteri i ri shihet që arrin shpejtësinë 232 nyje ajrore (266 milje në orë) në zbritje, dhe 211 nyje (243 milje në orë) në nivel horizontal.
Sikorsky është pjesë e prodhuesve ameriakne të mjeteve ajrore Lockheed Martin, dhe sjell modelin e ri si pjesë e programit të mjeteve multi-rol të integrimit të teknologjisë.
Top Channel