Piktori me atelie në stadium/ Nga mirëmbajtja e fushave të gjelbra, në punën me penel

17/10/2020 19:54

Ky është Besniku, duart e të cilit gjatë paraditeve përkujdesën për fushën e gjelbër të futbollit, ndërsa pasditeve i rikthehet pasionit, për tu dhënë jetë faqeve të bardha të pëlhurës.

Por, ndryshe nga shumë piktorë që atelieja e tyre mund të jetë buzë liqenit apo në mes të malit aty ku natyra të jep qetësinë dhe frymëzimin, atelieja e Besnikut është pikërisht në vendin e tij të punë në njërën nga dhomat e zhveshtoreve.

Por, pavarësisht talentit pikturimin asnjëherë nuk arriti ta shndërrojë në profesion parësor.

Megjithëkëtë kjo nuk e ndalon as sot, që dëshirën për punë ta shpreh edhe përreth mureve të shtëpisë.

Top Channel