Një libër për Angjelina Aranitin/ Zenepe Luka sjell fakte për figurën e motrës së Donika Kastriotit

17/10/2020 19:58

Në Vlorë u prezantua këtë të shtunë libri “Angjelina Arianiti Komneni – Shpirti i shenjtë i Arbërisë” i botuar nga gazetarja Zenepe Luka në 500 vjetorin e vdekjes së saj.

Në 300 faqet e librit vijnë fakte dhe të dhëna historike e foto, për bijën e Gjergj Aranitit dhe motrën e Donika Kastriotit.

Ky ishte amaneti i Ambasadores së Kombit Nermin Vlora Falaschi dhe misioni i Fondacionit me emrin e saj, që autorja e këtij libri, e drejton prej
18 vjetësh, me mision promovimin e vlerave dhe kontributeve të gruas së shquar shqiptare në shekuj.

Në faqet e librit vjen me fakte nderimi që i bëhet Shenjtores Angjelinë në Amerikë, Francë, Itali,Vojvodinë etj.

Top Channel