E shtunë, 07 Nëntor 2020
15:46
Edi Reja shpall listën/ Përzgjidhen lojtarët për Kosovën, Kazakistanin dhe Bjellorusinë

Edi Reja nuk i ngjason aspak Panuccit madje as kur bëhet fjalë për sallën e konferencave ku mes pyetjeve të gazetarëve pranoi se do të ishte i gatshëm të ndryshonte dhe skemën nëse kjo rrugë do e çonte te fitorja.

15:43
Dy qytetet e famshme që i sollën përmbysjen e Biden në Pennsylviania

Shteti me 20 vota elektorale që ka 4 zgjedhje që peshon më shumë në zgjedhjet presidenciale të SHBA, Pennsylvania në 3 ditët e para pati një kryesim me diferencë të madhe të Donald Trump. Por prej të enjtes në mbrëmje, Biden jo vetëm që e ngushtoi diferencën por arriti edhe të kryesojë.

15:39
Shqiptarët që po asimilohen/ Në anën maqedonase të Prespës, nuk e deklarojnë më identitetin

Zona e Prespës që i takon sot Maqedonisë së Veriut dikur jetohej masivisht nga shqiptarët.

15:38
Zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Biden ndër vite (FOTO)

Presidenti i SHBA, Donald Trump, 74 vjeç dhe sfiduesi Demokrat Joe Biden, 77, secili ka më shumë se shtatë dekada përvojë personale dhe profesionale pas vetes.

15:33
Gështenjat shkojnë në Itali/ Në Labinot Mal, plantacionet janë duke u vjelur

Labinoti Mal njihet në të gjithë vendin si një nga prodhuesit më të mëdhenj të gështenjave. Fshati malor i Elbasanit e ka përqëndruar të gjithë aktivitetin e tij pikërisht në këtë drejtim duke prodhuar mbi 300 tonë gështenja çdo vit, shumica e të cilave eksportohet drejt Italisë.

15:29
Rindërtimi në Tiranë/ Veliaj: Kemi hapur 500 kantiere rindërtimi

Ende pa u mbushur viti nga tërmeti i 26 nëntorit, familjet të cilat humbën shtëpitë po sistemohen në banesa të reja, falë Programit të Rindërtimit. Në Tiranë, ku janë hapur rreth 500 kantiere rindërtimi, puna po ecën me ritme të shpejta, që çdo familje të marrë çelësat e shtëpisë së re para Vitit të Ri.

15:28
Sulmi terrorist në Vjenë/ I dënuari radikal, pjesë e një rrjeti, luanin futboll bashkë (FOTO)

Pas sulmit terrorist në Vjenë që la katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur, deri tani ka pasur 15 arrestime.

15:27
Automjetet e bllokuara për skrap/ Propozimi përfshin Mbi 20 mijë makina që policia i ruan që prej vitit 2013

Mbi 20 mijë automjete të bllokuara nga policia përpara vitit 2013, do të shkojnë për skrap. Ky është propozimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit drejtuar Ministrisë së Brendshme. Arsyeja është që këto automjete qëndrojnë në ambientet e komisariateve, drejtorive të policisë dhe në ambiente të marra me qira, duke zënë hapësira të konsiderueshme, por duke shtuar edhe kostot për ruajtjen e tyre.

15:26
Turizëm zonën pa energji elektrike/ Në Okol të Thethit, 70 vjeçari e ndërton vetë një minicentral

E gjithë bujtina e tij në Okol të Thethit furnizohet me energji falë një centrali elektrik të krijuar vetë.

15:22
Serat izraelite në Shqipëri/ Fermerët po përdorin teknologjinë për të shtuar prodhimin

Familja e Dritan Lamos, ka mbi 30 vjet që merret me bujqësi dhe blegtori. Ata kurrë nuk e kanë menduar të heqin dorë nga toka. Ky vit ka qenë i mbarë për Dritanin, pasi ai po vjel prodhimet e parë bujqësore si domate dhe trangull në serën izraelite.

15:22
Një civil tjetër azerbajxhanas humb jetën nga sulmet e Armenisë

Një civil azerbajxhanas humbi jetën në një sulm me artileri të kryer nga ushtria armene ndaj fshatit Yeni Eyrice të rajonit Berde.

15:20
Veliaj: “Samiu”, gjoba e radhës e PD; njerëzit e kanë harruar që Tabaku ka qenë nënkryetare e bashkisë së Lulit sepse s’bëri asnjë punë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se Partia Demokratike i sulmon ndërtimin e shkollave pikërisht pse ato janë arritja më e madhe.

15:19
4 mijë lekë çdo të punësuari/ Qeveria do i japë ndihmë në para bizneseve të vogla dhe të mesme

Bizneset e vogla dhe të mesme në sektorin e prodhimit do të mbështeten nga qeveria me një ndihmë financiare të posaçme prej 4 mijë lekësh për çdo punonjës për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve për zbatimin e protokolleve në kuadër të masave antiCovid-19.

15:16
“Me ty në përjetësi”/ Modelja që ka në trup tatuazhin e Thaçit reagon e pikëlluar (FOTO)

Pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili më pas dha dorëheqjen dhe shkoi për në Hagë, kanë vërshuar reagimet në rrjetet sociale, por edhe në studiot televizive. Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe Suzana Tahiri (Shqiponja), modelja e cila ka në krah një tatuazh të Thaçit.

15:15
Grevistja tenton vetëflijimin/ Në ditët e 24 të grevës së urisë në Ballsh

Mimoza Muhameti, pjesëtare e grevës së urisë në Ballsh, tentoi të vetëvritej duke prerë damarët mbrëmjen e së premtes. 53 vjeçarja thotë se e ndërmori këtë veprim ekstrem pasi nuk ka shpresë për zgjidhje.

15:11
Covid-19 në Kosovë, 12 viktima dhe 491 raste në 24 orët e fundit

Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 491 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,137 mostrave.

15:10
Akuzë edhe Fatmir Limajt? Ka fituar pafajësinë, por përmendet si “pjesë e grupit kriminal”

Me gjithë gjykimet për krime lufte nga të cilat edhe doli i pafajshëm, Fatmir Limaj ish-komandant i UÇK-së, përmendet si “pjesë e grupit kriminal” në aktakuzën ndaj Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit.

15:09
Qeveria berisha votoi pro Dick Marty/ Votoi raportin zviceranit kundër Kosovës në vitin 2012

Në Hagë ndodhen drejtuesit kryesore të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës. Ata janë nisur drejt kësaj gjykate pas akuzave të ngritura ndaj tyre, akuza që përfshijnë dhjetëra vrasje të kryera si një grup i strukturuar kriminal.

15:08
E preferuara e babit/ Kush është vajza e Biden që do “zëvendësojë” Ivankën (FOTO)

Ivanka Trump ka pasur një ndikim të madh në Shtëpinë e Bardhë në këto 4 vite. Vajza e Parë e Shteteve te Bashkuara ka ndjekur nga afër takimet më të rëndësishme të të atit, duke qenë gjithmonë krahu i djathtë i Donald Trump.

14:53
Mbi 1,88 milionë të infektuar me COVID-19 në mbarë Afrikën

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 1 milion e 886 mijë.

14:50
Rezultatet e zgjedhjeve/ Biden drejt fitores, por…

Rezultati zyrtar i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë I fiksuar në 253 vota elektorale për demokratin Joe Biden dhe 214 për Donald Trump.

14:42
Kosovë/ Zgjedhja e presidentit të ri në “pauzë”, nuk ka konsensus as për dialogun

Partnerët e koalicionit qeveritar në Kosovë, konfirmojnë se nuk kanë diskutuar dhe as që kanë ndonjë plan të dakorduar për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit.

14:39
Rama: Sali dhe Ilir pse votuat pro raportit të Dick Martyn për UÇK-në?

Përmes një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka reaguar për raportin e Dick Martyn për UÇK-në.

14:33
Kosovë/ Gastronomët protestojnë kundër masave të reja të qeverisë

Pjesëtarët e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës kanë protestuar të shtunën në shenjë pakënaqësive ndaj masave të marra nga Qeveria e Kosovës, me qëllim të frenimit të koronavirusit.

14:28
“Situata e Covid-19 po përkeqësohet dita-ditës”, Basha: Qeveria është përgjegjëse, ja thirrja ime për qytetarët

Kryedemokrati Lulzim Basha i është drejtuar sot shqiptarëve përmes një videomesazhi për situatën me Covid 19.

14:21
“Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike”/ Covid-19, Basha mesazh shqiptarëve: Situata drejt përkeqësimit, mbroni veten!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndarë një videomesazh për të gjithë shqiptarët, ku flet në lidhje me situatën e rëndëuar nga pandemia e Covid-19 në vendin tonë.

14:20
Francë, 4 fëmijë “terrorizohen” nga policia për 11 orë

Katër fëmijë të moshës 10 vjeç u mbajtën në arrest në stacion policor për më shumë se 11 orë në Albertville të Francës të enjten me akuza të pretenduara për “apologji për terrorizmin”.

14:18
Tamponët para ndeshjes ndaj Atalantës, një futbollist i Interit rezulton pozitiv

Futbollistët dhe stafi i skuadrës së Interit kanë kryer tamponët para ndeshjes në transfertë ndaj Atalantës dhe nga përgjigjet është mësuar se portieri i tretë Daniele Padelli është infektuar nga koronavirusi.

14:06
Lukashenka: Bjellorusia do të bëhet fuqi bërthamore

Alyaksandr Lukashenka ka hapur zyrtarisht centralin e parë dhe të vetëm bërthamor në Bjellorusi, duke thënë se ky shtet i Evropës Lindore “do të kthehet në fuqi bërthamore”

14:05
FOTO/ Vjeshta e nxehtë e VIP-ave, mahnisin me foto me bikini

Vjeshta është më e nxehtë se kurrë, me të famshëm që zhvishen në mediat sociale dhe shfaqin trupat mahnitës me kostume banje.

13:45
Cakaj takohet me ministrin e jashtëm kroat në Antalia

Gjatë qëndrimit në Antalia, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grlić-Radman.

13:43
U kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi, Gjykata jep masën arrest me burg për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën “arrest me burg” për Arlind Tabakun dhe Përparim Shurdhin, pasi u kapën me 2.6 ton kanabis në Mal të Zi.

13:40
Gjermani, regjistrohet shifër rekorde me 23.399 raste me koronavirus

Në 24 orët e fundit, 23.399 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Gjermani, që është shifra rekorde e rasteve të reja të të prekurve në një ditë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

13:35
Kroaci, regjistrohen 2.399 raste të reja dhe 35 të vdekur nga koronavirusi

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 2.399 raste të reja të infektimit me koronavirus dhe 35 persona të tjerë kanë ndërruar jetë.

13:33
“Maska ime për ty”, mesazhi sensibilizues i ambasadorëve për Covid-19! (Video)

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadorë të tjerë kanë postuar në rrjetet sociale një video sensibilizuese në lidhje me përdorimin e maskës.

13:28
Bashkimi Evropian: Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë

Aktakuzat e fundit nga Gjykata Speciale dhe kundërshtitë për themelimin e Asociacionit nuk pritet të pezullojnë dialogun Kosovë-Serbi. Pavarësisht dallimeve brenda koalicionit, Qeveria Hoti nuk sheh asnjë arsye të mos e vazhdojë bashkëpunimin me BE-në për zhvillimin e dialogut me shtetin fqinj. E qasje të tillë nga ekzekutivi për vazhdimin e dialogut po pret edhe vet Brukseli zyrtar.

13:19
DW: Pandemia Corona po del jashtë kontrollit në Tiranë

Të premten (06.05) Tirana është cilësuar nga ekspertët anti-Covid-19 si “zonë e kuqe”. Ky cilësim, që shpreh gjendjen e rrezikut të lartë, ka ardhur nga rritja e rasteve të reja ditore me 14 përqind të premten në krahasim me një ditë më parë. Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore në spitalet anti-covid të kryeqytetit janë tanimë të tejmbushura.

13:13
Reja: Të martën shohim cilët lojtarë do vijnë, mund të ndryshojmë edhe skemën

Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edi Reja ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp, ku ka prezantuar listën me 27 futbollistët që ka vlerësuar të ketë në dispozicion për ndeshjet e nëntorit dhe më pas u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të pranishëm.

13:11
Vendi i parë në botë që mund të fitojë luftën me Covid-19

Koronavirusi mund të eliminohet në Australi nëse Victoria dhe Neë South Ëales vazhdojnë me numrin e ulët të rasteve, deklaruan ekspertët.

13:06
Njëri rreh bashkëshorten, tjetri ushtron aktivitet të paligjshëm në lokal, si e pësuan 6 burra në Tiranë

Gjashtë persona janë arrestuar në flagrancë, si dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, për vepra të ndryshme penale.

13:05
Irani i bën thirrje administratës së ardhshme amerikane të mësojë nga sanksionet

Presidenti iranian, Hasan Rohani ka thënë të shtunën se shpreson që administrata e ardhshme amerikane ka marrë mësimin se sanksionet nuk mund ta gjunjëzojnë Teheranin ndaj politikës amerikane.

12:57
Veliaj në Kashar: Do mbyllim me sukses misionin e ringritjes pas tërmetit; pengesat vijnë nga ata që nuk qullosën kurrë asgjë

Ende pa u mbushur viti nga tërmeti i 26 nëntorit, familjet të cilat humbën shtëpitë po sistemohen në banesa të reja, falë Programit të Rindërtimit. Në Tiranë, ku janë hapur rreth 500 kantiere rindërtimi, puna po ecën me ritme të shpejta, që çdo familje të marrë çelësat e shtëpisë së re para Vitit të Ri.

12:54
Ministri Lleshaj takim me Kryeministrin Hoti, ja çfarë u diskutua mes tyre

Ministri Lleshaj ndodhej ditën e sotme në Kosova dhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hoti, gjatë të cilit diskutuan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike, lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, angazhimin e përbashkët të Policive përkatëse kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore si dhe për masa të shtuara kundër radikalizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

12:46
Bllokimi/ Athina ‘zgjohet’ me rrugët e zbrazëta, kontrolle dhe dezinfektime kudo (FOTO)

Një mëngjes ndryshe ky i kësaj të shtune për Athinën, kryeqyteti i Greqisë, ndërsa duket se shumica e njerëzve e kanë kuptuar rëndësinë e izolimit.

12:30
Ekspeditë në Antigone/ Konfirmohet prania e nekropolit

Kërkimet për teatrin antik në Antigone edhe këtë vit nuk sollën rezultat por prof. Dhimitër Çondi në krye të ekspeditës tërësisht shqiptare tregon se kërkimet e këtij viti plotësuan aspekte të tjera të panjohura që lidhen me zhvillimin e jetës në qytetin antik të ndërtuar prej Pirros së Epirit.

12:26
Tentuan të vidhnin në një banesë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Zbardhen 5 raste të tjera të …

Dy të rinj u arrestuan nga policia e Kavajës, pas tentativës për të vjedhur një banesë në fshatin Gosë.

12:21
Një jetë me cylën dyjare/ 60-vjecari nga Gumenica e Vlorës tregon pasionin e tij

Cyla dyjare apo “fyelli” ka qenë shoku i hershëm për pasionet e  fëmijërisë  të Ferhat Bilalit.

12:20
Trump drejt humbjes/ Nis beteja për të ardhmen e partisë Republikane, gara për mantelin Trumpist

Ndërsa humbja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA duket se po bëhet gjithnjë e më e qartë, republikanët që dikur qëndronin krah për krah me njeriun që riformësoi partinë e tyre politike, po përpiqen të distancohen nga pretendimet e tij se zgjedhjet po vidhen.

12:19
Gazetarja e bletëve/ Ndjek traditën e familjes për prodhimin e mjaltit në Lezhë

Bleta është e bekuar.

12:17
Kush dhunon del nga shtëpia/ Më 18 nëntor hyn në fuqi ligji për dhunën

Flasim kaq shumë për dhunën në familje, por më në fund një zhvillim pozitiv.

12:15
Në Elbasan s’ka vaksinë të gripit/ 3500 dozat e para u shpërndanë për mjekët dhe grupet e riskut

Edhe pse jemi në muajin nëntor në Elbasan mungojnë vaksinat për gripin sezonal.

11:59
Pornografi gjatë transmetimit të zgjedhjeve në SHBA? Reagon me urgjencë televizioni amerikan (Video)

Ndjekësit në mediat sociale shpërndanë masivisht një video, ku pretendohej se televizioni amerikan CNN ka nxjerrë ikonën e një faqeje pornografike, teksa gazetari ishte në transmetim ‘live’ me garën zgjedhore në Amerikë.

11:56
Lleshaj: Ramë dakord që në nëntor të formalizohet Kongresi i Autoriteteve Vendore Shqipëri-Kosovë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë vizitës në Prishtinë u takua me Zv. kryeministrin e Parë të Kosovës, z. Besnik Tahiri.

11:48
Rusi, shkon në mbi 1 milion e 753 mijë numri i të prekurve me COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.753.836, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 30.251.

11:45
Telashe për Zidane, dy futbollistë preken nga koronavirusi para transfertës me Valencian

Eden Hazard nuk po gjen qetësi që kur u transferua te Reali i Madridit, pasi vetëm pak ditë pasi la pas krahëve dëmtimin e radhës, është infektuar nga koronavirusi dhe është vendosur në izolim menjëherë.

11:35
Plagosi rëndë me thikë të riun, arrestohet 23-vjeçari në Durrës, në pranga dhe një vajzë e dënuar me 5 vite burg për drogë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, është ndaluar Vilma Jonuzi, shtetase e shpallur në kërkim kombëtar, e dënuar me 5 vite burg, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

11:35
Greva e naftetareve/ Një grua tenton vetëflijimin

Mimoza Muhameti, pjesëtare e grevës së urisë në Ballsh, tentoi të vetë flijohet duke prerë damarët mbrëmjen e djeshme.

11:21
Shefi austriak kundër-terrorizmit pezullohet nga puna pas sulmit në Vjenë

Zyrtarët austriakë kanë bërë të ditura dështime tjera para incidentit që ka lënë të vdekur katër persona të hënën në mbrëmje në Vjenë.

11:19
Kosovë/ ​AAK respekton partnerët dhe opozitën, variant edhe zgjedhjet

Pas Ramush Haradinajt, edhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, deputeti Ali Berisha, ka deklaruar se subjekti i tyre mbetet i përkushtuar për të kontribuar në stabilitetin institucional dhe unitetin e spektrit politik gjithëpërfshirës, duke kujtuar se AAK politikën shtetërore e bënë hapur nën principin e edukatës institucionale.

11:03
Reja shpall listën e futbollistëve për ndeshjet e nëntorit

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja ka shpallur listën e futbollistëve për tre ndeshjet e nëntorit.

10:54
Erkand Qerimaj bashkohet me PS: Sa herë shkoj në Shkodër, them si nuk e kemi edhe ne një kryetar si Veliaj që të bëjë punë kaq të mira si në Tiranë

Erkand Qerimaj, djali i rekordeve e kampioni që na ngre peshë zemrat e të gjithë shqiptarëve i është bashkuar Partisë Socialiste.

10:49
20 foto që vërtetojnë se gratë bëhen më të bukura me kalimin e viteve!

Në vitin 1950, jetëgjatësia mesatare ishte vetëm 46 vjeç. Dhe në vitin 2019, ajo tashmë është rritur në 72.5 vjeç.

10:48
Masat anticovid/ Lokali i ndalon hyrjen Merkelit

Një pub ikonik gjerman i quajtur ‘Ständige Vertretung’  i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane Angela Merkel dhe disa zyrtarëve të tjerë pas vendimit të tyre për ta vendosur vendin këtë muaj në izolim të pjesshëm.

10:41
Konfirmohet nga presidenti i Lazios: Tare është i prekur me Covid-19

Raste të shumta te Lazio ka me Covid-19, por që klubi bardhekaltër nuk i ka bërë emrat publik.

10:34
I kërkuar për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 34-vjeçari në Itali (Policia jep detajet)

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është vënë nën prangat e policisë, në një bashkëpunim të shkëlqyer mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

10:32
Mbi 300,000 persona të vdekur me koronavirus në Evropë

Në Evropë është tejkaluar shifra e 300,000 të vdekurve nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, teksa shtetet nga Rusia e deri tek Italia, kanë regjistruar rekord të personave të infektuar brenda një dite.

10:26
Në prag të fitores, Biden thotë se numrat janë në favor të tij

Kandidati presidencial demokrat i SHBA-së Joe Biden deklaroi se të gjitha të dhënat nga përpunimi i vazhdueshëm i votave në shtetet kyçe tregojnë se ai është në rrugën e duhur për të marrë postin nga presidenti aktual Donald Trump.

10:25
Si ia doli Sllovakia/ Testim të gjithë popullsisë

Teksa vendet në të gjithë botën po përpiqen të rrisin testimet e tyre të koronavirusit, Sllovakia arriti të testojë në vetëm dy ditë më shumë se 3.6 milion njerëz – apo dy të tretat e popullsisë së saj.

10:15
32 pacientë me oksigjeno-terapi në Spitalin e Gjakovës

Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë trajtuar për Covid-19, 49 pacientë të hospitalizuar.

10:07
OBSH raporton rekord të ri global me raste Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve të koronavirusit të regjistruar në një ditë të vetme.

09:58
Mbrojtja më e mirë përballë sulmit më të mirë, sot radha e klasikes së futbollit gjerman

Me të dy skuadrat me pikë të barabarta në krye të renditjes, nuk mund të kishte kohë më të mirë për zhvillimin e “klasikes” së futbollit gjerman, përballjes mes Borussias së Dortmundit dhe Bayernit të Mynihut, që është programuar për pasditen e sotme në orën 18:30.

09:49
Elbasan/ Shpërndante kokainë në qytet, arrestohet 51 vjeçari

Një person është arrestuar gjatë kësaj të shtuneje(07.11.2020) nga Policia e Elbasanit.

09:44
Laboratori Intermedica – Garanci në kohë Pandemie!

Pyetjet që na mundojnë më shumë këtë periudhë kohe janë:

09:41
Sfida e Trump/ Shtetet ku mund të kërkojë rinumërim votash

Fitorja e Joe Bidenit në presidencialet amerikane varet tani vetëm nga 6 mijë vota në Pensilvani, të cilavë thuhet se do t’i shtohen 1.000 ne Georgia, 11 mijë ne Nevada dhe 47 mijë në Arizona.

09:30
Kaos me tamponët te Lazio, dy laboratorë nxjerrin rezultate të ndryshme nga njëri-tjetri

Kaos me tamponët te Lazio, pasi presidenti Lotito urdhëroi që skuadra dhe i gjithë stafi t’u nënshtrohen testeve në dy laboratorë të ndryshëm, në Futura Diagnostica të Avellinos, aty ku janë kryer deri tani dhe në Biomedico di Roma.

09:23
Fillimi i procesit në Hagë/ Një shans për ndryshim në Kosovë

Ndoshta moralisht nuk është krejt në rregull, por disa duhet të jenë gëzuar për lajmin, edhe sepse largimi i Thaçit nga skena politike në shtetin më të ri të Evropës mund të mundësojë një shkëmbim urgjentisht të nevojshëm të elitës politike.

09:16
Nxirrnin pllaka guri në Malin e Tomorit, shpallet në kërkim një person dhe një tjetër procedohet penalisht

1 person është shpallur në kërkim nga Policia dhe një tjetër është proceduar penalisht.

09:07
Gjermani: Priten protesta kundër mbylljes prej pandemisë

Demonstratat e Gjermanisë kundër masave anti-virus të shëndetit publik janë bërë pjesë e aparatit politik. Por kur ato nisën në qershor, vëzhguesit u tronditën kur panë dhjetëra mijëra njerëz që tuboheshin rregullisht anembanë vendit si një lëvizje e njohur si “Querdenker” (“mendimtarë lateralë”), e krijuar aty për aty.

09:01
Greqia e mbyllur, frikë për rritje të numrit të viktimave

Grekët kanë vërshuar orët e fundit para karantinës se përgjithshme trejavore mbarëkombëtare tek dyqanet e tregtisë me pakicë.

08:43
Kosovë/ Specialja e ndal “luftën” brenda koalicionit, riformatimi pas zgjedhjeve në SHBA

Zhvillimet e fundit rreth aktakuzave të Gjykatës Speciale ndaj krerëve të shtetit, kanë bërë që të ulen tensionet brenda koalicionit qeverisës.

08:27
Stabilizohet situata epidemiologjike në Çeki

Kurba e të infektuarve me coronavirus në Republikën Çeke është rrafshuar, por spitalet janë të ngarkuara dhe infektimi i qytetarëve të moshuar është në rritje, thanë zyrtarët.

08:17
Franca regjistroi mbi 60.000 raste të reja me COVID-19

Franca gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 60.486 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke shënuar rekord të infeksioneve të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në mbi 1,66 milionë.

08:09
Kosovë/ Gastronomët sot protestojnë kundër masave anti-COVID

Të pakënaqur me masat e reja anti-Covid, Shoqata e Gastronomeve të Kosovës sot duke filluar nga ora 12:00 do të zhvillojë një aktivitet simbolik para lokaleve të tyre, duke krijuar zhurmë me tenxhere dhe me lugë.

08:02
Çfarë mund të presë Gjermania nga një president Biden?

Prognozat e para për rezultatet e votimeve presidenciale në SHBA në Gjermani u pritën disi me habi. Të gjitha sondazhet paraprake sugjeronin një përparësi të qartë për Joe Bidenin. Numërimi i votave nuk ka përfunduar dhe kjo përparësi e thellë për Bidenin ende mund të evidentohet. Por deri në këtë moment kjo nuk është e sigurtë.

07:17
Ulen sërish temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët por që në zonat malore gjatë paradites do të ketë edhe reshje lokale.

06:59
Mësoni si ndikon kafja te sistemi nervor brenda 15 minutash

Kafeina është një nga stimuluesit më të përdorur në botë. Kafeina shpalos vlerat e saj 15-20 minuta pasi futet në organizëm.

06:48
Çfarë ndodh në organizëm nëse pini qumësht çdo ditë

Që në klasë të parë, fëmijët mësojnë se qumështi është miku më i mirë që do i ndihmojë ata të rriten. Me kalimin e viteve, njeriu mëson se produktet e bulmetit duhen shmangur ose nuk duhet tepruar me konsumin e tyre sepse kanë tendencën të shkaktojnë probleme me tretjen, mbipeshën e të tjerë.

06:27
Vezë, limon, arra/ Kura e pastër natyrale për rigjenerimin e organizmit dhe shëndetit

Që imuniteti dhe organizmi të funksionojë siç duhet, trupi i njeriut ka nevojë për ekuilibra të duhur dhe harmoni. Linja e parë e mbrojtjes së organizmit nëpërmjet një imuniteti të fortë është përzgjedhja e një stili të shëndetshëm jetese. Me kalimin e moshës, sistemi imunitar humbet disa aftësi për t’iu kundërpërgjigjur sulmeve të ndryshme. Një gjë e tillë, sipas informacioneve të AgroWeb.org, kontribuon në shfaqjen e shumë infeksioneve dhe sëmundjeve kronike.

06:06
20 minuta ecje në natyrë, kaq të duhen për të zhdukur stresin

Një studim i pak muajve më parë, të cilit i referohet AgroWeb.org ka arritur në konkluzionin se mjaftojnë 20 minuta në ajër të pastër për të zhdukur stresin. Studimi është publikuar në revistën Frontiers in Psychology. Ky studim është i pari në llojin e vet që përcakton saktë minutazhin e duhur që i nevojitet njeriut në kontakt me natyrën për të ulur nivelet e hormoneve të stresit.

05:52
Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë diagnostikohet me COVID-19

Shefi i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadows është diagnostikuar me COVID-19,

05:21
Gara për në Kongresin amerikan

Kontrolli në Kongresin amerikan do të përcaktohet nga vetëm disa gara të ngushta në mbarë vendin ku votat ende po numërohen. Gara për të kontrolluar Senatin mund të zgjasë deri vitin e ardhshëm.

05:05
SHBA, shifra të reja rekord me COVID-19

Shtetet e Bashkuara të enjten regjistruan numrin e tyre më të lartë të rasteve ditore me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 117 mijë infeksione të reja. Ky zhvillim vjen ndërsa amerikanët presin rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve presidenciale.

04:54
Flet Biden: Do ta fitojmë pastër këtë garë!

Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Delaëare. Në fjalimin e tij, Biden u shpreh optimist për fitore.

04:30
SHBA/ Protesta nga përkrahës të dy kampeve, ndërsa vazhdon numërimi i votave

Përkrahës të Presidentit Donald Trump dhe rivalit demokrat Joe Biden zhvilluan demonstrata kryesisht paqësore në disa shtete ende të padeklaruara, ku vazhdon numërimi i votave. Qindra demokratë u mblodhën të premten pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke kërcyer në rrugë.

03:59
Zgjedhjet në SHBA/ Biden vazhdon të rrisë avantazhin

Numërimi i votave në 6 shtete të SHBA-së po shkon drejt fundit.

03:27
Presidenti Trump: Biden nuk duhet të shpallë fitoren, beteja ligjore sapo ka filluar

Presidenti Trump përmes një postimi në Twitter shprehet se “Joe Biden nuk duhet të pretendojë pa të drejtë fitoren për zyrën e Presidentit. Unë mund të pretendoj të njejtën gjë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar”.

03:03
Policia e Filadelfias arreston dy persona të armatosur pranë qendrës së numërimit

Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon.

02:40
Ka rilindur te Juventusi, Morata rikthehet edhe në kombëtaren e Spanjës

Spanja do të luajë një takim miqësor me Holandën para dy përballjeve të vlefshme për Nations League kundër Zvicrës e Gjermanisë, ndërsa trajneri Luis Enrique ka publikuar sot edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për këto ndeshje.

02:22
Merkel në samitin e Ballkanit/ Do të mbahet të martën virtualisht për shkak të pandemisë

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të marrë pjesë të martën në konferencën virtuale të Ballkanit Perëndimor që mbahet në kuadër të Procesit të Berlinit.

01:59
Zgjedhjet e SHBA-së/ Republikanët gati për sfidat ligjore

Komiteti Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të grumbullojë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të ngritura nga Presidenti Donald Trump lidhur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.