Kandidati demokrat për president, Joe Biden ka mbajtur një deklaratë për mediat nga Delaëare. Në fjalimin e tij, Biden u shpreh optimist për fitore.

Ai tha se amerikanët kanë folur nëpërmjet votës së tyre dhe duan ndryshim.

“Ne ishim duke humbur në Pensilvani 24 orët e fundit dhe tani po fitojmë. Në ishim duke humbur në Xhorxhia në 24 orët e fundit dhe tani po fitojmë. Po udhëheqim në Arizona dhe Neveda. Në Nevada e kemi thelluar avantazhin. Ne do ta fitojmë këtë garë.

Njerëzit kanë folur. Amerikanët kanë folur dhe ata duan që shteti të jetë i bashkuar. Ne jemi në rrugën e duhur për të fituar më shumë se 300 vota elektorale. Shikojini numrat. Ne do ta fitojmë këtë garë pastër dhe në avantazh, me popullin nga pas. ”- tha Biden.

Para se Biden të mbante këtë deklaratë, presidenti Donald Trump bëri një reagim në Twitter.

Të premten në mbrëmje, Presidenti Donald Trump shkruante në Twitter: “Joe Biden nuk duhet të pretendojë pa të drejtë fitoren për zyrën e Presidentit. Unë mund të pretendoj të njejtën gjë. Procedurat ligjore sapo kanë filluar”.

Top Channel