“Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike”/ Covid-19, Basha mesazh shqiptarëve: Situata drejt përkeqësimit, mbroni veten!

07/11/2020 14:21

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka ndarë një videomesazh për të gjithë shqiptarët, ku flet në lidhje me situatën e rëndëuar nga pandemia e Covid-19 në vendin tonë.

Në fjalën e tij ai shprehet se tashëm vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet ccdo ditë. Kryedemokrati i shpreh ngushëllimet të gjithë familjarëve që kanë humbur të dashurit e tyre në betejën me koronavirusin.

“Është e qartë tashmë se vala e dytë e pandemisë ka goditur Shqipërinë dhe gjendja po përkeqësohet dita-ditës. Numri i atyre që kanë humbur jetën nga virusi, i të shtruarve në spital dhe i të infektuarve me COVID po rritet në mënyrë tragjike. Ju shpreh ngushëllimet e mia të gjithë familjeve që kanë humbur njerëzit e tyre në betejën me coronavirusin. Nuk ka gje me te dhimbshme se pamundësia per tu ardhur ne ndihme familjareve dhe te afermeve të sëmurë”, shprehet Basha.

Basha shprehet se vendi ndodhet në një krizë shëndetësore dhe ekononime, por pa asnjë plan dhe menazhimin e saj. Më tej ai shton se spitalet janë të mbipopulluara, mjekët janë të mbingarkuar dhe pa mjete të nevojshme për të luftuar me sëmundjen.

“Shqipëria ka nevojë për lidership, por për fat të keq, kjo mungon. Vendi gjendet në krize shëndetësore dhe ekonomike, pa asnjë masë dhe plan për menaxhimin e saj. Spitalet janë të mbipopulluara, urgjencat janë përplot me qytetarë që presin ndihmë. Mjekët janë të mbingarkuar, të pambrojtur, pa mjetet e nevojshme për të luftuar sëmundjen dhe disa prej tyre e kanë paguar me jetë. Mirënjohje, respekt dhe solidaritet me mjeket, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor qe sot po bëjnë të pamundurën për tu ardhur ne ndihme qytetareve, pa mbështetje dhe në kushte shumë të vështira”, u shpreh kryedemokrati.

Top Channel