Kosovës të shtunën i janë​ shtuar 491 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1,137 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 12 viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të shtunën janë regjistruar edhe 66 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 6,634.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 23,425 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 744 pacientë kanë vdekur.

Me miratim të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00, t’iu ndalohet veprimtaria të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Në këtë periudhë do të mbyllen edhe qendrat tregtare dhe rekreative dhe subjektet që ofrojnë shërbime të gastronomisë në të gjithë territorin e Kosovës.

Top Channel