Mimoza Muhameti, pjesëtare e grevës së urisë në Ballsh, tentoi të vetëvritej duke prerë damarët mbrëmjen e së premtes. 53 vjeçarja thotë se e ndërmori këtë veprim ekstrem pasi nuk ka shpresë për zgjidhje.

Një tjetër greviste thotë se e pengoi të kryente aktin.

Gratë naftëtare ndodhen prej 24 ditësh në greve urie për pagat e prapambetura të fituara me ligj. Ndërkohë që përpara tyre në grevë urie kanë qëndruar për 18 dite edhe naftëtarët burra.

Top Channel