Franca regjistroi mbi 60.000 raste të reja me COVID-19

07/11/2020 08:17

Franca gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 60.486 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke shënuar rekord të infeksioneve të reja, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në vend u rrit në mbi 1,66 milionë.

Numri i të vdekurve gjithashtu u rrit gjatë 24 orëve të fundit me 405 viktima të reja të raportuara, që është 38 më shumë se të enjten.

Gjithashtu u regjistruan 423 vdekje në shtëpi pleqsh nga e mërkura deri në të premten. Numri i përgjithshëm i viktimave tani qëndron në 39.865.

Siç njoftojnë autoritetet shëndetësore të vendit, gjithsej 19.825 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë mbi 2.900 në kujdes intensiv.

Top Channel