Në Elbasan s’ka vaksinë të gripit/ 3500 dozat e para u shpërndanë për mjekët dhe grupet e riskut

07/11/2020 12:15

Edhe pse jemi në muajin nëntor në Elbasan mungojnë vaksinat për gripin sezonal.

Faza e parë, rreth 3500 vaksina u shpërndanë për personelin shëndetësor dhe grupet e rriskuara, por tashmë prej disa kohësh nuk ka ardhur kontigienti i dytë. Të shqetësuar edhe nga situata Covid kërkesat për vaksina janë shtuar ndjeshëm.

Zakonisht shpërndarja e vaksinave për gripin sezonal rekomandohet në fund të shtatorit përpara nisjes së sezonit të gripit në mënyrë që organizimi të ketë  kohën e nevojshme për të krijuar antitrupa. Më shumë se 12 mijë vaksina shpërndahen në Elbasan në një sezon, por duket se ky vit ka ngadalësim të procesit ndërsa qytetarët dhe sidomos të moshuarit ndjehen të shqetësuar.

 

Top Channel