Tamponët para ndeshjes ndaj Atalantës, një futbollist i Interit rezulton pozitiv

07/11/2020 14:18

Futbollistët dhe stafi i skuadrës së Interit kanë kryer tamponët para ndeshjes në transfertë ndaj Atalantës dhe nga përgjigjet është mësuar se portieri i tretë Daniele Padelli është infektuar nga koronavirusi.

Gardiani 35-vjeçar është plotësisht asimptomatik, por ka rezultuar pozitiv edhe është vendosur menjëherë në izolim në banesën e tij, teksa sipas protokollit nuk do të udhëtojë nesër me skuadrën drejt Bergamos.

Megjithatë ky nuk është një lajm aspak shqetësues për Antonio Conten, pasi do të ketë në dispozicion si kapitenin Samir Handanoviç, ashtu edhe rumunin Radu, që do të jetë i gatshëm në pankinë, nëse do të jetë nevoja të luajë.

Top Channel