Bllokimi/ Athina ‘zgjohet’ me rrugët e zbrazëta, kontrolle dhe dezinfektime kudo (FOTO)

07/11/2020 12:46

Një mëngjes ndryshe ky i kësaj të shtune për Athinën, kryeqyteti i Greqisë, ndërsa duket se shumica e njerëzve e kanë kuptuar rëndësinë e izolimit.

Mediat greke kanë publikuar foto të rrugëve të shkreta, ku duket tek-tuk ndonjë kalimtar i rrallë dhe prania e policëve, për t’u siguruar se masat po zbatohen.

Greqia vendosi izolim të pjesshëm të vendit, ndërsa masat kufizuese do të zgjasin deri më 30 nëntor, një përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel