Policia e Filadelfias arreston dy persona të armatosur pranë qendrës së numërimit

07/11/2020 03:03

Policia e Filadelfias tha në një konferencë për shtyp se dy persona të armatosur që u gjetën të enjten mbrëma jashtë Qendrës së Konferencave të Pensilvanisë janë ndaluar dhe hetimi vazhdon.

Në kohën e incidentit brenda qendrës po numëroheshin fletëvotimet me postë, tha policia. Dy personat e arrestuar nuk janë identifikuar por janë nga Çesapik i shtetit Virxhinia.

“Deri tani nuk kemi të dhëna se kjo histori është më e madhe se këta dy individë,” u tha gazetarëve zëdhënësi Larry Krasner. Të dyshuarve iu gjetën rreth 160 fishekë dhe një armë e stilit “AR” pa numër serial, tha ai.

Policia tha se ishte informuar nga FBI-ja rreth individëve gjatë rrugës së tyre për në Filadelfia me një kamion Hummer ku ndodheshin armët.

Top Channel