Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë është vënë nën prangat e policisë, në një bashkëpunim të shkëlqyer mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën bën të mundur kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasi Malvin Skarra 34 vjeç, duke finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Kujtojmë se, shtetasi Malvin Skarra, më datën 15.03.2019 ka plagosur me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Mirdash Osmani, në vendin e quajtur “Ura e Cerenit”, Dibër.

Njoftimi i policisë:

Interpol Tirana

Finalizohet një tjetër bashkëpunim i shkëlqyer mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, që çoi në lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e një të kërkuari për vrasje të mbetur në tentativë.

Në vijim të bashkëpunimit mjaft efikas të Interpol Tiranës me Interpol Romën, u bë e mundur kapja në Itali e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar M. S., 34 vjeç, duke u finalizuar me esktradimin e tij drejt vendit tonë.

Shtetasi M. S. është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, bazuar në informacionet që dispononte Departamenti i Policisë Kriminale për vendodhjen e këtij personi në Itali.

Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në datën 15.03.2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit”, Dibër, ka plagosur për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. O.

Top Channel