Një pub ikonik gjerman i quajtur ‘Ständige Vertretung’  i ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane Angela Merkel dhe disa zyrtarëve të tjerë pas vendimit të tyre për ta vendosur vendin këtë muaj në izolim të pjesshëm.

Për të frenuar shpërthimin e sëmundje në Gjermani, Merkel urdhëroi mbylljen e një sërë aktivitetesh, e për këtë dy pronarët e pub-it, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger bënë një postim në Facebook i cili më vonë u fshi, ku shkruanin “ se shumë politikanë e frekuentojnë këtë lokal, dhe pikërisht disa prej tyre vendosën ta mbyllnin punë e bizneseve përsëri.

“Në po i shtojmë ata politikanë mënjehërë në listën tonë të zezë”, thuhej aty ndërsa shtonin se nuk do të jenë të lumtur t`i shërbejnë kancelares Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder dhe kryerbashkiakut të Berlinit, Michael Müuler.

‘Standige Vertretung’ u krijua në 1997 dhe sot është një nga pub-et më të preferuar. Gjermania vendosi t`i ashpërsojë sërish masat kundër koronavirusit cka ngjalli zemërim mes popullatës. Ndonëse ekonomia më e madhe e Europës u përball relativisht mirë me valën e parë të sëmundjes, numrat janë rritur me shpejtësi javët e fundit, ashtu si edhe në pjesën tjetër të kontinentit.

Top Channel