Pornografi gjatë transmetimit të zgjedhjeve në SHBA? Reagon me urgjencë televizioni amerikan (Video)

07/11/2020 11:59

Ndjekësit në mediat sociale shpërndanë masivisht një video, ku pretendohej se televizioni amerikan CNN ka nxjerrë ikonën e një faqeje pornografike, teksa gazetari ishte në transmetim ‘live’ me garën zgjedhore në Amerikë.

Në video shihej se si në ekranin e CNN shfaqet dritarja e “Pornhub”, një faqe e njohur pornografike. Mediat sociale shkruanin se John King, gazetar i njohur në CNN arriti që ta largonte më urgjencë ikonën e faqes pornografike.

Pas kësaj video, ka reaguar edhe televizioni. Ata kanë nxjerr provat ku tregojnë se banderola e shfaqur në sfond ishte e rremë.

Top Channel