Një studim i pak muajve më parë, të cilit i referohet AgroWeb.org ka arritur në konkluzionin se mjaftojnë 20 minuta në ajër të pastër për të zhdukur stresin. Studimi është publikuar në revistën Frontiers in Psychology. Ky studim është i pari në llojin e vet që përcakton saktë minutazhin e duhur që i nevojitet njeriut në kontakt me natyrën për të ulur nivelet e hormoneve të stresit.

Për të arritur në këtë konkluzion, pjesëmarrësve në studim, iu kërkua të qëndroni çdo ditë nga 10 deri në 20 apo 30 minuta në natyrë. Matjet e niveleve të kortizolit treguan se mesatarja e artë e qëndrimit në natyrë është 20 minuta për një jetë pa stress. Këtu do të mësoni se çfarë i shkakton stresi organizmit.

Shenjat Dhe Simptomat E Stresit Të Tepërt
Studimet konfirmojnë se të paktën 33 përqind e të rriturve përjetojnë nivele të larta të stresit rregullisht. Stresi manifestohet me disa simptoma fizike dhe mendore të cilat i gjeni të zbërthyera më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org

Shfaqja e Akneve
Stresi manifestohet rregullisht nëpërmjet akneve dhe puçrave. Kjo ndodh sepse kur njerëzit janë të stresuar, kanë tendencën të prekin fytyrën më shpesh se zakonisht.

Dhimbjet e Kokës
Stresi është një faktor kontribues në intensitetin e dhimbjeve të kokës dhe të zonës së qafës. Studimet konfirmojnë se një ngjarje stresuese pasohet nga një dhimbje e fortë e kokës. Në fakt sipas studimeve të cilave u referohet AgroWeb.org, stresi është shkaktari i dytë madhor i dhimbjeve të kokës.

Sëmundje Në Rritje
Nëse ju duket sikur nuk po rimëkëmbeni dot nga sëmundjet e ndryshme që ju kaplojnë herë pas here, atëherë tregoni kujdes me stresin. Sëmundjet më të përhapura tek njerëzit që stresohen më shpesh, janë infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes.

Mungesë Energjie Dhe Pagjumësi
Lodhja kronike dhe rënia e nivelit të energjisë janë simptoma të përhapura të stresit. Stresi prish edhe cilësinë e gjumit dhe shkakton pagjumësi.

Probleme Me Tretjen
Nivelet e larta të stresit shkaktojnë probleme me tretjen, diare dhe konstipacion. Fëmijët, gratë dhe burrat që preken nga stresi, përjetojnë më shumë raste konstipacioni, dhimbje stomaku, fryrje ose diare.

Oreksi
Stresi ka një ndikim të fortë tek oreksi. Njerëzit e stresuar mund të përjetojnë humbje të tij ose një dëshirë të pajustifikuar për ushqim. Në përiudha stresuese, njerëzit mund të humbasin ose të shtojnë në peshë në mënyrë të menjëhershme.

Depresion
Stresi kronik ka një rol kontribues në shfaqjen e depresionit. Ky fundit prek më shumë adoleshentët dhe gratë. Sa më stresuese të jetë jeta juaj, aq më të shpeshta do të jenë episodet e depresionit.

Rrahje Të Shpeshta Zemre
Stresi e bën zemrën të rrahë më shpejt dhe më fort. Raste të tilla vërehen tek adoleshentët dhe studentët të cilët situatat stresuese i kalojnë në shkollë ose me moshatarët e tyre.

Djersitja
Ekspozimi ndaj stresit shkakton djersitje të tepërt, sidomos në zonën e duarve. Kjo vihet re kryesisht tek adoleshentët por edhe tek gratë./AgroWeb.

Top Channel