11:42
“Shkencëtari” i futbollit, Wenger: Si ma mori Man. United Ronaldon …
Arsène Wenger është një institucion i futbollit. 70-vjeçari është ende i fiksuar pas lojës dhe tani punon në FIFA në kërkim të zhvillimeve të reja për lojën. Ai gjithashtu ka pasur kohë për të botuar autobiografinë e tij dhe, me rastin e prezantimit, dha një intervistë shumë të gjatë për “The Guardian”, ku disa personalitete nga Anglia i dërguan pyetjet e tyre. Mes tyre edhe Muorinho, rivali i tij i madh në fushë, që e pyeti mbi mundësinë e marrjes së postit të drejtorit sportiv të Arsenalit.