Gjendet një bombë e Luftës II Botërore në Tiranë, FA bëjnë shpërthim të telekomanduar (Video)

27/12/2020 13:02

Gjendet një bombë e Luftës së Dytë botërore në Tiranë.

Ka qenë ministrja e Mbrojtjes në Qeverinë e Shqipërisë, Olta Xhaçka, e cila ka njoftuar se një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe është zhvendosur në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Forcat tona xheniere, të cilat pas pak javësh festojnë 100 vjetorin e krijimit, rikonformojnë se FA janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit. Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt. ”, ka shkruar ajo.

Top Channel