Vaksina e Oksfordit, “çelësi” i pandemisë/ Drejtuesi i kompanisë farmaceutike Astra Zeneca thotë se ka gjetur “formulën fituese”

27/12/2020 19:47

Drejtuesi i kompanisë farmaceutike Astra Zenika thotë se ka gjetur formulën fituese për efikasitetin e vaksinës se Oksfordit,  e cila pritet te miratohet të hënën sipas medias dhe te aplikohet javën e ardhshme në Britani.

Zyrtarët britanik  kanë si objektiv  15 milionë persona për tu vaksinuar me shpresën e dhënies fund të lockdownit në muajin shkurt. Kjo vaksinë  mendohej se kishte një efikasitet prej 62 % kur jepej me dy doza dhe 90% kur fillimisht i jepej gjysmë doze e pasuar më pas nga një dozë e plotë. Britania mendon të filloj aplikimin e vaksinës së Oksfordit duke filluar nga data 4 janar.

Stadiumet e sallata sportive dhe qendrat e sallata e konferencave do të përdoren për vaksinimin ku autoritete  planifikojnë 2 milionë vaksinime brenda dy javësh.

Britania  ka një marrëveshje  vaksine për 100 milionë doza nga ajo e Oskfordit dhe 40 milionë të tjera nga vaksina Pfizerit

Ideja e dhënies se një injeksioni sesa dy dozave siç kërkoi ish kryeministri Toni Bler  për të përshpejtuara programin e vaksinimit në masë të popullsisë, duket se po merr mbështetje.

Sipas kompanisë Pfizer vaksina e saj jepet me dy doza, për të garantuara mbrojtjen maksimale, në masën 96 %, por  me dozën e parë  sipas një profesori të njohur britanik me dozën e parë arrihet mbrojtja deri në masën 91 % për pacientet.

 

Top Channel