Aksident i rëndë në aksin Berat-Poliçan/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, njëri mjet përfundon në kanal

27/12/2020 13:27

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Berat-Polican, në vendin e quajtur “Uznovë e madhe”,  ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Dy mjete një fugon tip benz me targa AA 462 AM dhe nje makinë tip Honda me targa AA 259 FT janë përplasur me njëri tjetrin.

Si pasojë e këtij aksidenti ka ngelur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit tip Honda , ku kishte përfunduar në kanal, ndërsa mjeti tip fugon nga goditja është përmbysur.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit ku kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit të mjetit. Shkak i aksidentit është bërë lagështira ku drejtuesi i mjetit Honda ka humbur kontrollin i cili ka qenë duke hyrë në drejtim të Beratit, ndërsa mjeti tip fugon po udhëtonte në drejtim të Policanit.

Menjëherë ka mbërritur ambulanca që ka transportuar drejtuesin e mjetit për në spitalin rajonal të Beratit .Gjithashtu edhe blutë kanë mbërritur në vendngjarje për zbardhur shkakun e aksidentit.

Top Channel