Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 27.12.2020,rreth orës 14:50 ,në rrugën e Shëngjinit, afër Knallës Lezhë, ka një aksident rrugor ku janë përplasur mjeti tip Opel me mjetin tip Smart, ku si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i mjetit Smart dhe një pasagjer i cili ka qenë në mjet me të. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel