Moti gjatë ndërrimit të viteve/ Shi edhe në 31 dhjetor, reshjet e dëborës të pakta. Temperaturat do të rriten 

27/12/2020 17:39

Kjo fundjavë ka qenë me shi. Por si do të jetë java që vjen, si do të bëjë moti datën e ndërrimit të viteve, më 31 dhjetor, ditën e enjte.

“Java që vjen nis me shi dhe e tillë do mbyllet. Krishtlindjet nuk ishin të bardha, nuk ra borë”

“Edhe ndërrimi i viteve kështu do të jetë. Do të jetë reshje të pakta bore, në zonat malore.”

Temperaturat do të vijnë duke u rritur javën që vjen, do të shkojnë 13-14 gradë celcius.

Top Channel